Ulja e temperaturave dhe përfshirja e vendit nga reshje dëbore krijuan një pamje mbresëlënëse në veri të vendit, por dhe problemet që shkaktuan nuk janë të pakta.
Në akset e Lotit 1, H.Hotit – Tamarë, Tamarë – Vermosh dhe Bogë-Theth, gjatë natës pati reshje shiu me intensitet të lartë, ç’ka shkaktuan rrëshqitje gurësh dhe dalje të shumta inertesh.
Dalje inertesh ka patur në aksin Tamarë-Vermosh në zonën e quajtur Dobrinje. Për rrjedhojë autoritetet kanë punuar me mjete e fuqi punëtore për të larguar inertet nga karrexhata.
Në aksin Bogë-Theth, në orët e vona të natës, reshjet e shiut janë shndërruar në reshje bore.
Përgjatë natës është punuar për pastrimin e borës, ndërsa në mëngjes, me rënien e temperaturave u realizua dhe kriposja e akseve rrugore.
Aktualisht moti është përmirësuar, por temperaturat vijojnë në rënie.


