Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama-protestuesve: Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburantit, ulet nafta

    Numërimi i votave drejt fundit, Vetëvendosje siguron epërsi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Dashuri e pakushtëzuar me Romën!/ Kërkesa e Britanisë për marrëveshje me Shqipërinë? Rama: Është ekskluzivitet i Italisë

    September 20, 2024
    Giorgia Meloni dhe Edi Rama

    BRUKSEL– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka risjellë në vëmendje çështjen e marrëveshjes për emigrantët duke u shprehur se “dashuria e pakushtëzuar” e Shqipërisë për Italinë do të thotë se Roma ka privilegjin ekskluziv të strehojë azilkërkuesit në tokën shqiptare.

    Numri një i Qeverisë shqiptare ka thënë për Euronews se qeveritë që kërkojnë të përsërisin marrëveshjen e arritur midis Italisë dhe Shqipërisë për të kontraktuar përpunimin e kërkesave për azil, nuk duhet të shikojnë nga vendi ynë për një partner.

    “Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar.”- u shpreh Rama Rama gjatë fjalës së tij ditën e djeshme në Parlamentin Europian.

    Ky paralajmërim i tij vjen disa ditë pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se homologu i saj britanik Keir Starmer kishte shprehur “interesim të madh” për skemën.

    Shqipëria po ofron një zgjidhje pragmatike, shpjegoi Rama, duke mohuar gjithashtu se marrëveshja ishte një për përpjekjet e Italisë për të shtyrë vendin në rrugën e anëtarësimit në BE.

    “Ne vendosëm ta bëjmë këtë (marrëveshjen e emigracionit) bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë. Sigurisht që është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë.”-deklaroi Rama.

    Sipas marrëveshjes pesëvjeçare të arritur mes Tiranës dhe Romës nëntorin e kaluar, emigrantët e kapur në det nga autoritetet italiane do të transferohen në qendrat e pritjes pranë portit të Shëngjinit, ku kërkesat e tyre për mbrojtje ndërkombëtare do të përpunohen nga personeli italian. Vetëm emigrantët nga vendet që konsiderohen të sigurta nga Italia, dhe pretendimet e të cilëve ka të ngjarë të refuzohen, do të dërgohen në qendra. Qëllimi i deklaruar i Romës është të përpunojë deri në 36,000 aplikime në vit në Shqipëri.

    Aplikantëve të suksesshëm do t’u jepet azil në Itali, ndërsa aplikantët që nuk kualifikohen do të ndalohen dhe riatdhesohen. Qendrat, të ndërtuara me shpenzimet e Romës dhe që janë nën juridiksionin italian, nuk janë hapur ende, pavarësisht se qeveria e djathtë e Italisë fillimisht synonte t’i vinte në funksion deri në pranverën e 2024-ës.

    Brukseli nuk e ka kundërshtuar marrëveshjen, duke thënë se ajo është sferës së ligjit të BE-së. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen e ka ‘lavdëruar’ marrëveshjen pavarësisht paralajmërimeve nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut se migrantët mund të përballen me “paraburgime të gjata dhe shkelje të tjera” dhe të bllokohen në një harresë ligjore. Në një letër drejtuar udhëheqësve të BE-së, von der Leyen e përshkroi marrëveshjen si një “shembull të të menduarit jashtë kutisë” që mund t’i ndihmojë vendet të kontrollojnë numrin në rritje të ardhjeve të parregullta.

    LEXO EDHE: “I emocionuar për mbështetjen”/ Rama nga Brukseli: Jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE

    “Dy sfidat e procesit në integrimin europian”/ Rama: Putin zgjoi institucionet e BE-së, shpresoj mos t’i zërë sërish gjumi

    “Po avokojmë të jemi pjesë e Parlametit Europian”/ Integrimi në BE, Rama: Të dyja palët po buzëqeshin, askush s’është nervoz

    Bruksel Edi rama marreveshja me Italine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama-protestuesve: Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën

    June 17, 2026

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburantit, ulet nafta

    June 17, 2026

    Numërimi i votave drejt fundit, Vetëvendosje siguron epërsi

    June 17, 2026

    Turizmi, strukturat akomoduese shënojnë rritje 19,7% në prill, kryesojnë italianët

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.