Teksa sulmet Iran-Izrael vijojnë, mediat ndërkombëtare kanë publikuar imazhe të pasojave të sulmeve hakmarrëse të Iranit gjatë natës.
Disa foto të bëra mëngjesin e sotëm në Rishon LeZion, një qytet i vendosur në fushën bregdetare qendrore, në jug të Tel Avivit, tregojnë më shumë rreth pasojave që lanë pas sulmet hakmarrëse.
3 të vdekur e 80 të plagosur ishte bilanci tragjik nga sulmi iranian ndaj Izraelit.
MDA bën me dije se një grua rreth të 60-ave u gjet pa ndjenja dhe pa shenja jetësore, ndërsa një burrë rreth të 45-ave u shpall i vdekur pasi u evakuua,
21 persona u plagosën në rajonin e Rrafshnaltës Bregdetare të Izraelit, sipas shërbimit izraelit të emergjencës Magen David Adom (MDA) ndërsa në total numri i të plagosurve ka shkuar në mbi 80.

LEXO EDHE:
“Flamuri i hakmarrjes”/ Përplasja mes të krishterëve dhe islamëve shkaktoi luftën Iran-Izrael?
Kush janë italianët që shkruajtën histori në Shqipëri. Projektuan Tiranën moderne


