Shqipëria luan mbrëmjen e 19 nëntorit ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë zbresin në “Air Albania” vetëm për fitore kundër Ukrainës.
Kombëtarja jonë kërkon tre pikët në mënyrë që të synojë vendin e parë në Grupin B1.
Drejtësia në këtë takim do të vendoset nga një grup arbitrash portugez, me João Pinheiro si kryesor, Bruno Jesus dhe Luciano Maia në krahë, João Gonçalves si arbitër i katërt dhe Tiago Martins me André Narciso që do të asistojnë nga dhoma e VAR-it.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
Trajner: Silvinjo
UKRAINA: Trubin, Konoplia, Zabarnji, Matvijenko, Mikolenko, Kaliuzhnji, Hutsuliak, Sudakov, Zinçenko, Mudrik, Jaremçuk.
Trajner: Sergei Rebrov


