Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi shpesh herë ka shprehur haptazi përkrahjen ndaj Gjestit në rrugëtimin e tij në”BBVA4”.
Nëpërmjet një mesazhi të cilën aktori, ditën e sotme, e dërgoi për Gjestin në “Big Love”, vlerësoi sinqeritetin dhe ndjeshmërinë që ai po reflekton para publikut.
“Gjesti, një djal i vogël i sinqert që dashuron në mënyrën e tij. Gjesti, ndjenjat nuk fshihen, por një gjë ta them: ti ke rënë kokë e këmbë mbrenda në dashuri. Beso tek Egli bukuroshe. Të uroj fitoren, Gjest”, shkroi aktori për këngëtarin.
Ky mesazh i ngrohtë u prit plot entuziazëm si nga Gjesti ashtu dhe nga ndjekësit e tij të cilët e postuan në rrjet këtë moment.