Cristiano Ronaldo ka treguar në një intervistë të re me Piers Morgan se gjëja më e shtrenjtë që ka blerë ndonjëherë është avioni i tij privat Global Express, të cilin e ka pasur për 13 vite dhe e ka rinovuar para një viti.
Sulmuesi portugez, që është bërë miliarder shumë vite më parë, tha se tani nuk i ka më të njëjtën rëndësi paratë për gjërat e zakonshme, por avionët janë një përjashtim: “Nuk jam person normal dhe nuk mund të qëndroj në aeroporte për arsye sigurie,” shpjegoi ai.
Ronaldo është i vetmi miliarder në futboll, me pasuri neto prej 1.4 miliardë dollarësh, sipas raportit të “Bloomberg Billionaires Index”, duke përfshirë fitimet nga karriera, investimet dhe marrëveshjet reklamuese.
Ai ka fituar mbi 550 milionë dollarë gjatë kohës që ka luajtur për klubin Al Nassr dhe pjesa tjetër e pasurisë vjen nga sponsorizimet dhe marrëveshjet jashtë fushës.


