Dhjetra punëtorë nga zyrat e ByteDance, një degë e TikTok,me vendndodhje në Singapor, janë shtruar në spital me simptoma të helmimit nga ushqimi.

Mësohet se rreth 60 persona shfaqën simptoma të gastroenteritit gjatë ditës së martë, nga të cilët 57 përfunduan në spital.
ByteDance u shpreh se po shqyrtonte se çfarë shkaktoi sëmundjen e punonjësve.
BBC thekson se asnjë ushqim nuk përgatitet apo gatuhet në zyrat e ByteDance dhe se përdor ushqime të palëve të treta për të furnizuar ushqimin.
Sipas raportimeve të mediave lokale, shtatëmbëdhjetë ambulanca u dërguan në ndërtesën e kompanisë në Singapor për të trajtuar të sëmurët.
“Ne e marrim shumë seriozisht shëndetin dhe sigurinë e punonjësve tanë dhe kemi marrë masa të menjëhershme për të mbështetur të gjithë punonjësit e prekur”, tha një zëdhënës i ByteDance për BBC.
“Ne po hetojmë këtë çështje dhe po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse”, tha kompania më tej./ BBC


