Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Joshua nokauton Prengën, por e vlerëson shqiptarin: Respekt për të dhe ekipin e tij

    Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre automjete

    Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Llogara, humb jetën 52-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Çmimi i naftës shtrenjtohet sërish me 7 lekë, arrin 189 lekë për litër

    March 10, 2026

    Prej ditës së enjte (më 4 Mars 2026) nuk është ndalur rritja e çmimit të naftës në tregun vendas të shitjeve me pakicë, për shkak të ndryshimeve të shpejtë që po pëson çmimi në bursat e huaja. Pas nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në tregun e pakicës kanë ndryshuar 3 herë, duke arritur sot për disa pika në Tiranë në nivelin e 189 lekë për litër. Krahasuar me çmimin para nisjes së sulmeve, nafta deri tani është rritur 14 lekë për litër.

    Nga një vëzhgim “Monitor” sot rezulton se në disa pika me pakicë çmimi është rritur sërish 7 lekë për litër. Nga 182 lekë që ishte ditën e premte (6 Mars), çmimi i naftës arrin në nivelin e 189 lekë për litër.

    Çmimi i rritur në Tiranë është regjistruar në pikën e kompanisë “Elda” pranë zonë së Oxhakut, ku nafta ka arritur 189 lekë për litër.

    Rritje për disa pika pakice është shënuar edhe për çmimin e benzinës. Në një nga pikat e kompanisë “Coral” pranë “Casa Italia”, çmimi i benzinës ka arritur 186 lekë për litër. Ndërsa nafta është tregtuar me 181 lekë për litër.

    Çmimet e kompanisë “Gega” në një pikat e saj pranë Tregut Ushqimor tregojnë se çmimi i naftës është 182 lekë për litër dhe ka mbetur i pandryshuar nga çmimi i ditës së premte ( 6 Mars).

    Çmimet rezultojnë të pandryshuara edhe përgjatë autostradës. Në një nga pikat e kompanisë “Kastrati” në Vorë çmimi i naftës është 182 lekë për litër.

    Kompania “Alpet” në një nga pikat e saj pranë rrugës dytësore të autostradës rezulton me çmim të pandryshuar prej 182 lekë për litër.

    Rritja e çmimit të naftës në tregun e pakicës nisi prej 4 Marsit, me 4 lekë për litër. Nga 175 lekë çmimi arriti në 179 lekë për litër.

    Çmimi prej 175 lekë për litër kishte mbetur i pandryshuar prej muajit tetor 2024.

    Me tej më 6 Mars çmimi u rrit sërish me 3 lekë duke arritur në 182 lekë për litër.

    Rritja e sotme e çmimeve në tregun e pakicës vjen menjëherë pas ndryshimeve që në mbrëmjen e djeshme pësoi çmimi i naftës në bursat e huaja duke arritur në nivelin e 100 USD për fuçi. Ndërsa mëngjesin e sotëm çmimi arriti në 103 USD për fuçi. Para nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, nafta në bursë tregtohej me çmim 65 USD për fuçi./MONITOR

    189 lekë për litër rritet cmimi i naftes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Joshua nokauton Prengën, por e vlerëson shqiptarin: Respekt për të dhe ekipin e tij

    July 26, 2026

    Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre automjete

    July 26, 2026

    Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Llogara, humb jetën 52-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

    July 26, 2026

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.