Lulzim Basha duket se nuk po qendron në qetësi, pasi humbi vulën e PD në përballjen që pati me Sali Berishën në Gjykatë.
Ndërkohë nga ana tjetër, pas vendimit gjyqësor që bëri Sali Berishën kryetar të PD, një pjesë e demokratëve që janë kundër liderit historik por edhe kundër Bashës, po mbledhin firmat për krijimin e një partie të re.
Teksa pushimet kanë mbaruar dhe shtatori është vetëm tre ditë larg, Basha është rishfaqur në krah të anëtarit të Kryesisë së PD, Endri Hasës.
Siç shihet në foton që ka siguruar Radar.al, Basha dhe Hasa kanë pozuar të qeshur për një foto teksa ndodhen në ambientet e një lokali.
Hasa, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, u rreshtua në krah të Lulzim Bashës menjëherë pas vendimit të këtij të fundit për përjashtimin e Berishës nga PD, gjë që solli më pas dhe thellimin e përçarjes brenda partisë më të madhe opozitare.
Nuk dihet ende se cili është plani i Bashës për të mobilizuar forcat për të qendruar ende në skenën politike, teksa zgjedhjet e përgjithshme mbahen vitin tjetër.
Radar.al


