TIRANË– Miri mbrëmjen e së martës gjatë një bisede të gjatë me Selin, e ka pyetur këtë të fundit sa i takon raportit të saj me Gimbon. Banorja u shpreh se janë shumë të afërt dhe shkojnë shumë mirë së bashku.
I pyetur nga Miri se a ka përtej kësaj gjëje, Selin i tha se nuk është përgjigje që i takon atij dhe asnjë banori tjetër, përpos Gimbos.
BISEDA:
Miri: Çfarë marrëdhënie ke me Gimbon?
Selin: Ça marrëdhënie?
Miri: Po
Selin: Ça lexon ti, atë marrëdhënie kam
Miri: Ajo që lexoj unë është?
Selin: Si e lexon ti? Unë me Gimbon kam raport shumë të afërt, shkojmë shumë mirë, e kam shumë në konsideratë, më ka edhe më shumë në konsideratë.
Miri: A ke ti përtej kësaj gjësë me të?
Selin: Kjo nuk është përgjigje që të takon ty
Miri: Ok, kaq. Ça të kërkoj tjetër
Selin: Kjo përgjigje i është dhënë çdokujt që ka ardhur dhe ka dashur me pyetur dhe
Miri: Dhe mua nuk më takon?
Selin: Nuk është në raport me lojën, edhe po të them nuk të takon Është një përgjigje që nuk kam qejf t’ja jap dikujt tjetër përpos Gimbos./Radar.al


