Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Çfarë e lidh Gazment Bardhin me “KURUM”?/Ja pse opozita s’e përmend kompaninë e mbetjeve

    August 28, 2024
    Çfarë e lidh Gazment Bardhin me “KURUM"/Ja pse opozita s'e përmend kompaninë e mbetjeve

    Investigimet mediatike nxorrën në dritë se “Kurum” fshihet pas mbetjeve të eksportuara nga porti i Durrësit, për të cilat kompania gënjeu duke mohuar që të kishte lidhje me eksportin.

    Mbetje të cilat në vend që t’i asgjesonte sipas parametrave të sigurisë, rezultoi se ia kishte shitur kompanisë “Sokolaj”.

    E ndërkohë që Kurum vijoi të gënjejë, kësaj here nuk u dëgjua zëri i opozitës, e cila zakonisht nuk lë kompani shqiptare apo të huaj pa marrë në gojë, për qëllime të politikës së ditës.

    Por, pse opozita nuk e përmend emrin e Kurum?

    Kjo sepse interesat e saj, me sa duket janë interesat e kompanisë Kurum.

    Drejtori i Shtabit Elektoral të Gazment Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli, rezulton të jetë administrator i kompanisë “Energy Resources” ose ish “Kurum Energy”, me aktivitet prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.

    Siç tregon ky ekstrakt i QKB, në vitin 2004, kompania Kurum shton objektin e aktivitetit të Shoqërisë me prodhimin, shpërndarjen, tregtimin e energjisë elektrike dhe më pas shtohet emri i ri tregtar “Kurum Energy”.

    Në vitin 2014, emri tregtar nga “KURUM ENERGY SH.A” , ndryshoi në “Energy Resources”, dhe administrator në 2015 emërohet Lorenc Hastopalli. Ai është riemëruar disa herë dhe së fundmi është shtuar si administrator nga data 10/11/2022 deri në 10/11/2024.

    Hastopalli nuk është një emër i panjohur. Në vitin 2021, pesë ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, si drejtori i fushatës elektorale të Gazment Bardhit, Lorenc Hastopalli iu drejtua me një mesazh qytetarëve të Elbasanit, ku i ftonte të votonin masivisht për PD.

    “Ne do ti fitojmë zgjedhjet në Elbasan. Garancia jonë është rinia e Elbasanit, janë burrat dhe gratë, janë familjarët, janë fermerët, që do të votojë masivisht për numrin në fletën e votimit. Shumica do të votojë për ndryshimin. Elbasani do t’u kthehet qytetarëve, të rinjve, studentëve. Do t’u kthehet elbasanllinjve si qytet i dijes, i kultures, i vlerave, i harmonisë!”, deklaronte Hastopalli.

    Në 2013 qeveria e Sali Berishës mori vendim për shitjen e katër hidrocentraleve kompanisë Kurum International edhe pse kjo ishte kundërshtuar fuqimisht nga ekspertët në atë kohë.

    Sapo Kurum nisi aktivitetin me tregtimin e energjisë, si administrator shtohet Hastopalli, që sot është krahu i djathtë i Gazment Bardhit.

    drejtori i fushates Gazment Bardhi kurum
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.