TIRANË-Gjatë seancës plenare të kësaj të premteje deputeti demokrat Dashnor Sula e ka konsideruar një ditë të veçantë, një ditë celebrimi martese, mes PD dhe PS, marrëveshjen e arritur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Me ironi ai ka thënë se në një ditë kaq të veçantë si kjo ceremonia e martesës, si ka mundësi që të mungojë Kryeministri, ministrat, deputetët, si dëshmitarë të kësaj martese.
“Duhet të bëjmë një diskutim serioz, nuk bëhet fjalë për një gjë të thjeshtë këtu, që duam ta kalojmë kështu. Mbaj mend në 2008-ën, ishin të gjithë prezent, pati diskutime.”- u shpreh Sula nga vendi.


