Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Raporti vjetor/ Kreu i SPAK Klodjan Braho raporton sot para Këshillit të Lartë të prokurorisë

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë së Veriut trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Bundestagu gjerman pezullon ribashkimin familjar për refugjatët pa status të plotë azili

    June 27, 2025

    Parlamenti gjerman ka miratuar një projektligj të ri që pezullon për dy vjet të drejtën e ribashkimit familjar për refugjatët që nuk gëzojnë statusin e plotë të azilit, por janë përfitues të mbrojtjes plotësuese – kryesisht persona që vijnë nga vende në konflikt si Siria.

    Ligji, i propozuar nga CDU/CSU dhe SPD, u justifikua nga Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt si një masë për të frenuar migracionin dhe për të luftuar rrjetet kriminale që shfrytëzojnë skemat e bashkimit familjar. “Po i japim fund modelit të trafikantëve që mjaftohen me një hyrje të vetme në Gjermani për të sjellë më pas të gjithë familjen,” tha Dobrindt në Bundestag.

    Sipas ministrit, pezullimi do të ulë me rreth 12 mijë numrin vjetor të hyrjeve në vend dhe synon të lehtësojë sistemin e azilit dhe kapacitetet e integrimit të shoqërisë gjermane.

    Projektligji u miratua mes debatesh të forta dhe kundërshtimesh të ashpra nga e majta parlamentare. Deputetët e Partisë së Majtë dhe të Gjelbërve akuzuan qeverinë për shkelje të parimeve humanitare dhe për përçmim të politikave të integrimit. “Kjo është një ditë e errët për humanizmin në Gjermani,” deklaroi deputetja e të Gjelbërve, Schahina Gambir.

    Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, ndërhyri disa herë gjatë seancës për të qetësuar debatet dhe për të rivendosur rendin.

    Masa e re vjen në një kohë kur edhe vende të tjera, si Austria, kanë ndjekur një linjë të ngjashme, duke kufizuar të drejtën e ribashkimit familjar për refugjatët pa status të plotë. Kritikët e ligjit paralajmërojnë për pasoja të rënda sociale dhe psikologjike për mijëra familje të ndara që do të mbeten të papërfshira nga mbrojtja ligjore.

    azil bashkim familjar Bundestagu GJERMANIA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Raporti vjetor/ Kreu i SPAK Klodjan Braho raporton sot para Këshillit të Lartë të prokurorisë

    April 27, 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    April 27, 2026

    Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë së Veriut trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët

    April 27, 2026

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 27 Prill 2026

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.