Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bujqësia, mes konsolidimit në ferma të mëdha dhe falimentit të njësive tradicionale

    January 11, 2026

    TIRANË– Në vitin 2026, pritet që prodhimi bujqësor në Shqipëri të mbetet nën presion, duke vijuar trendin rënës të pesë viteve të fundit. Sipas ekspertit të bujqësisë, Nevion Telha, prodhimi është gjithnjë e më i ekspozuar ndaj goditjeve klimatike, me dëme të përsëritura nga ngricat, përmbytjet dhe moti i paqëndrueshëm, ndërsa mungesa e fuqisë punëtore po e kufizon zgjerimin real të sipërfaqeve të punuara.

    Si pasojë, prodhimi në shkallë kombëtare pritet të mbetet i ulët, pavarësisht përmirësimeve të pjesshme në disa kultura të caktuara. Në të kundërt, eksportet bujqësore pritet të vijojnë rritjen edhe në vitin 2026, por kryesisht përmes zgjerimit të volumit dhe jo përmes çmimeve.

    Eksportuesi Ruzhdi Koni thekson se rritja e shitjeve jashtë vendit është rezultat i profesionalizimit të segmentit eksportues dhe lidhjes më të fortë me tregjet europiane, edhe në kushte kur çmimet ndërkombëtare kanë rënë ndjeshëm krahasuar me vitet post-pandemike

    Sipas tij, eksportet në vitin 2026 do të mbështeten te ferma të mëdha të specializuara dhe kontrata më të strukturuara, ndërsa marzhet e fitimit do të mbeten të ngushta.

    Fermeri Mariglen Ziu, i cili zotëron disa hektarë serrë me destinacion eksportin, thotë se baza e prodhuesve në bujqësi po tkurret çdo vit dhe zgjerimi po ndodh vetëm në disa ferma të mëdha, kryesisht në serra dhe në kultura me vlerë eksporti si bostani, lakra dhe perimet e fushës.

    Ky trend pritet të thellohet në vitin 2026, duke e bërë bujqësinë gjithnjë e më të përqendruar dhe më pak gjithëpërfshirëse.

    Bujqësia tradicionale parashikohet të tkurret fort vitin që vjen. Fermat e vogla, të orientuara drejt tregut vendas dhe vetëkonsumit, pritet të falimentojnë për shkak të kostove të larta, mungesës së subvencioneve, humbjeve pas korrjeve dhe pamundësisë për të përballuar standardet e BE-së.

    Siç vëren Ruzhdi Koni, kostot e certifikimit, formalizimit dhe analizave laboratorike e bëjnë bujqësinë tradicionale gjithnjë e më jokonkurruese.

    Në këtë kontekst, importet e ushqimeve pritet të rriten edhe në vitin 2026, duke zëvendësuar prodhimin vendas në tregun e brendshëm.

    Sipas fermerëve dhe eksportuesve, pjesa më cilësore e prodhimit do të vazhdojë të orientohet drejt eksporteve, ndërsa konsumatori vendas do të mbështetet gjithnjë e më shumë te produktet e importuara.

    Në tërësi, viti 2026 pritet të konsolidojë një model bujqësor bazuar në një ferma të mëdha të përqendruar në pak aktorë dhe për eksport përballë një bujqësie tradicionale në tkurrje, me ndikim gjithnjë e më të kufizuar në prodhimin kombëtar, punësim dhe sigurinë ushqimore të vendit.

    Blegtoria, pritet të thellohet në zonat rurale dhe malore. Blegtoria shqiptare pritet të vijojë tkurrjen edhe në vitin 2026, duke reflektuar një prirje rënëse që është konsoliduar gjatë dekadës së fundit.

    Sipas Gerta Lokut, fermere e cila mbarështon prej vitesh dhi, reduktimi i numrit të krerëve është veçanërisht i dukshëm te familjet e vogla rurale, që tradicionalisht mbanin një ose dy krerë bagëti për mbijetesë. Largimi i popullsisë nga fshatrat, plakja e banorëve të mbetur dhe mungesa e trashëgimisë familjare në bujqësi po e përshpejtojnë këtë proces.

    Në zonat malore, pritshmëritë për shtim janë pothuajse zero. Përkundrazi, reduktimi i krerëve shihet si i pashmangshëm, me shumë familje që po heqin dorë gradualisht nga blegtoria për shkak të kostove të larta dhe mungesës së fuqisë punëtore.

    Edhe familjet më të mëdha në zona tradicionale blegtorale, raportojnë ulje të numrit të krerëve, duke treguar se tkurrja nuk prek më vetëm fermat e vogla, por po shtrihet më gjerë.

    Një tjetër zhvillim shqetësues për vitin 2026 është rreziku i zhdukjes së racave vendase, veçanërisht te bagëtitë e imta, thotë znj. Loku. Fokusi po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt dhive të importuara, ndërsa racat autoktone po humbasin terren për shkak të mungesës së programeve mbështetëse të synuara dhe të qëndrueshme.

    Masat mbështetëse, ndonëse ekzistojnë në letër, ende nuk po arrijnë në mënyrë efektive te fermeri i vogël.

    Skemat kombëtare të subvencionimit dhe kreditë sovrane konsiderohen më të përshtatshme për fermerët me kapacitet financiar dhe formalizim të plotë, ndërsa fermerët e vegjël përballen me barriera të larta, si kërkesa për regjistrim në QKB dhe nevoja për investime që shpesh tejkalojnë mundësitë e tyre reale, analizon znj. Loku.

    Drita, një blegtore në zonën e Lezhës, thotë se është në dilemë për vijimin e aktivitetit prej mungesës së tregut, çmimeve të ulëta dhe kostove të larta të aktivitetit. Nuk pritet zgjerim për vitin 2026.

    Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në periudhën 2014 – 2024, numri i gjedhëve është reduktuar me mbi një të tretën krahasuar me një dekadë më parë, ndërsa lopët e qumështit kanë shënuar rënie të vazhdueshme, pavarësisht luhatjeve të lehta vjetore.

    Edhe bagëtitë e imta kanë ndjekur të njëjtën prirje: delet dhe dhitë janë pakësuar ndjeshëm, duke reflektuar braktisjen graduale të blegtorisë familjare në zonat rurale dhe malore./Monitor

    Bujqesia konsolidimi në ferma të mëdha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.