Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    BSH vendos kufizime të reja për kreditë e banesave: Tavan mbi këstin dhe përqindjen e financimit

    May 7, 2025

    Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë masa të reja rregullatore për të frenuar rritjen e shpejtë të kredidhënies për banesa, duke vendosur kufizime të qarta mbi raportin e huasë me të ardhurat dhe vlerën e pasurisë së paluajtshme. Vendimi u miratua nga Këshilli Mbikëqyrës, në kuadër të menaxhimit të rreziqeve të ekspozimit të lartë të sistemit bankar ndaj këtij segmenti.

    Pas mbledhjes, Guvernatori Gent Sejko sqaroi se për blerjen e banesës së parë, bankat do të mund të financojnë deri në 85% të vlerës së pronës për kreditë në lekë dhe deri në 75% për ato në valutë. Për banesën e dytë, kufijtë janë edhe më të ulët: 80% për kreditë në lekë dhe 70% në valutë.

    Një tjetër kufizim i rëndësishëm lidhet me përqindjen që kësti i kredisë zë në të ardhurat mujore të huamarrësit. Për individët me të ardhura në lekë, kësti nuk duhet të kalojë 40% të të ardhurave, ndërsa për ata me të ardhura në valutë, maksimumi i lejuar është 45%. Në rastet kur individi kërkon kredi për një banesë të dytë, këto përqindje bien përkatësisht në 35% dhe 30%.

    Gjithashtu, është parashikuar edhe një kufizim kohor për afatin e huasë, i lidhur me moshën e pensionit dhe aftësinë paguese të aplikuesit.

    Guvernatori theksoi se këto masa nuk kanë për qëllim të frenojnë aksesin në kredi, por të sigurojnë një sistem më të qëndrueshëm dhe të balancuar financiar, duke sjellë më shumë standardizim në politikat e kredidhënies. Sipas tij, shumë banka aktualisht zbatojnë kritere edhe më të rrepta sesa ato që janë vendosur me vendimin e fundit.

    banka e shqiperise guvernatori kredi SHTEPI
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    December 9, 2025

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    December 9, 2025

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    December 9, 2025

    Miratohet buxheti 2026 në Komisionin e Ekonomisë, rrëzohen 60 amendamentet e opozitës

    December 9, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Viti i ri nis mbarë për dy shenja të horoskopit! 2026 do të jetë periudha më me fat për ata

    Parashikimi i horoskopit 9 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenjat e horoskopit që mund të zhgënjehen gjatë festave të fundvitit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.