Në gjysmën e parë të vitit, dollari amerikan ka ndjekur një ecuri të dobësuar ndaj lekut, duke u nënçmuar ndjeshëm, siç ka ndodhur edhe me euron.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në qershor 2025, 1 dollar amerikan këmbehej mesatarisht me 85,1 lekë, niveli më i ulët mesatar në 15 vitet e fundit.
Forcimi i lekut ka ardhur si pasojë e dobësimit të dollarit në tregjet ndërkombëtare, lidhur me zhvillimet politike dhe presionin e administratës amerikane ndaj Rezervës Federale për lehtësimin e politikës monetare.
BSH-ja ka vijuar ndërhyrjet në tregun valutor përmes ankandeve të blerjes së valutës, duke ruajtur ekuilibrin në treg dhe duke rritur rezervat valutore të vendit.
Në tregjet ndërkombëtare, dollari ka humbur fuqi edhe ndaj euros dhe monedhave të partnerëve kryesorë tregtarë, duke reflektuar pasigurinë e tregjeve lidhur me politikat e reja tregtare amerikane.


