Britani e Madhe, në fazë përgatitjeje të avancuar një nga aeroplanmbajtëset kryesore të saj
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se “HMS Prince of Wales”, një nga dy aeroplanmbajtëset kryesore të Britanisë së Madhe, është vendosur në gjendje përgatitjeje të avancuar për një dislokim të mundshëm në Lindjen e Mesme.