Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Më pak ndalime në rrugë, më shumë teknologji”, kryepolici Hita ndryshon qasjen e Rrugorëve

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Braktisi futbollin për muzikën,”Mjeshtëri i Madh”: Uroj të lë gjurmë

    October 8, 2024
    Braktisi futbollin për muzikën,”Mjeshtëri i Madh”: Uroj të lë gjurmë

    Një rrëfim plot emocione i kompozitorit Sokol Marsi gjallëroi sot emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti.

    Rrugëtimi i Marsit drejt muzikës daton që në fëmijërinë e tij. Përgjatë intervistës, kompozitori rikujton fëmijërinë e tij në qytetin e Vlorës dhe marrëdhënien me të atin.

    Teksa përmend periudhën e bukur në  “Liceun Artistik” ai rikujton një prej pasioneve të tjera të tij, futbollin, të cilin vendosi ta braktsite për muzikën.

    Pjesë nga intervista:

    Sokol Marsi: Kam qenë një futbollist shum i mirë, por nuk mendoj se mund të kisha shkëlqyer. Njeriu shkon drejt pasioneve dhe unë vrapova drejt pasionit tim, që është muzika, arti. Kam vite që jam tërhequr nga futbolli.

    Muzia e lehtë apo popullore?

    Sokol Marsi: Muzika është një gjini që përfshin të gjitha stilet dhe artisti, krijuesi mud të ketë ato specifikat e vta në krijimtari. E kam nisur me muzikë të lehtë. Më ka tërhequr gjithmonë muzika tradicionale dhe e kam lëvruar me shumë kënaqësi. Kam pasur bashkëpunime të suksesshme me shumë artistë.

    Si u bëtë pjesë e muzikës?

    Sokol Marsi: Në Vlorë e kam nisur, para viteve ’90. Kanë qenë shtëpitë e pionerit, im atë ishte muzikant dhe kishte dëshirë që unë të bëhesha muzikant. Më dërgonte nëpër kurse. Kam filluar me një fizarmonikë të vogël. Tentova edhe të këndoja por nuk e vijova. Vazhdova me fizarmonikën, pak më vonë në piano dhe kështu avancova drjet liceut artistik në Vlorë. Më pas erdha në Tiranë në Akademinë e Arteve.

    Si kanë kaluar vitet në ndryshimin që keni pësuar, qoftë atë professional ashtu dhe atë individual?

    Sokol Marsi: Njeriu ka atë targetin e vet në jetë ku kërkon që të shkojë. Unë kam pasur synimet e mia gjithmonë dhe kam dashur që të isha dikushi. Jo dikushi që të isha thjesht një emër, por qoftë në art, qoftë në muzikë, kudo ku mund të kontribuoja të lija emrin, tim. Nuk e di sa e kam arritur, por shpresoj që një ditë të lë gjurmën time në art, krijimtari. Kur mos jemi më në këtë jetë krijimtaria jonë të vazhdojë dhe njerëzit të shijojnë atë që lëmë pas. Kam bashkëpunime shumë të bukua me kolegë dhe janë gjëra të bukura që janë bërë me pasion e shpirt. Krijimtaria ime ka një bazë shumë të mirë të mbështetur në emocionet e mia, momentet e mia të veçanta, si çdo artist.  Muzika tradicionale është pasuri shpirtërore dhe duhet të trashëgohet brez pas brezi.

     

    karriera kompozitor Sokol Marsi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Më pak ndalime në rrugë, më shumë teknologji”, kryepolici Hita ndryshon qasjen e Rrugorëve

    April 22, 2026

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    April 22, 2026

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    April 22, 2026

    Aksioni ndaj ‘Call Center-ave’ në Tiranë, një punonjës policie i shoqëruar (DETAJET)

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.