Gazetari Blendi Fevziu i cili ishte ai që fillimisht publikoi videon e Parashqevi Simakut në rrjetet sociale me pyetjen a është apo jo ajo, ka konfirmuar se bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare.
Video është transmetuar në kanalin e njohur të Neë York-ut, “ABC7”.
Në video, gruaja identifikohet si “Simaku Nolfe”, dhe duket teksa merr pjesë në një iniciativë vullnetare ku dhurohen çanta shpine me ndihma për nënat dhe fëmijët në nevojë.
Por gazetari thotë se qindra mesazhe që ka marrë pas publikimit të videos, mes tyre dhe biznesmenë të rëndësishëm që jetojnë në Amerikë që kanë vënë në dispozicion avokatët e tyre që të gjejnë këngëtaren.
Një detaj i rëndë është fakti që sic thotë Fevziu, shumë shqiptarë kur kanë tentuar ti flasin në Amerikë, ajo iu është larguar.
View this post on Instagram


