Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    Dh*noi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, procedohet drejtori i një shkolle private në Elbasan

    Ish-kampioni në Formula 1, Baton: Është kafshë gare, Vershtapenin nuk e shoh pushim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bizneset, alarm për rritje kostosh dhe humbje konkurrueshmërie, kërkohet heqje e akcizës te nafta

    April 23, 2026

    Në takimin e Forumit Mbarë Ekonomik Shqiptar, drejtues biznesesh dhe shoqatash njëzëri ngritën shqetësimin për rritjen e kostove pas shtrenjtimit të naftës, deri në pikën që po krijon pamundësi për vijimin e aktivitetit në disa sektorë.

    Kryetari i Forumit, Besim Beqaj tha se rritja e çmimeve të tij po prodhon një efekt zinxhir, te rritja e kostove të prodhimit dhe shërbimeve në të gjitha sektorët; rritje të çmimeve për konsumatorin final;  ulje të fuqisë blerëse të familjeve dhe dobësim të konkurrueshmërisë së bizneseve në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Beqaj tha se për shkak të luftës dhe mungesës së masave fiskale, ekonomia shqiptare dhe ajo e Kosovës janë përballë rrezikut të largimit të investimeve. Ai theksoi se në Kosovë, vitet e fundit, janë larguar investime me vlerë rreth 600 milionë euro.

    “Ne njëzëri kërkojmë të dialogojmë me qeveritë për të dhënë zgjidhje kërkesave të bizneseve, jo vetëm për çështjen e karburantit, por edhe për problemet e tjera që kanë ekonomitë e vendeve tona. Synimi i të gjithëve është që produktet tona të mos humbasin konkurrueshmërinë”, u shpreh ai.

    Masat kryesore e propozuar gjatë takimit nga përfaqësues të shoqatave të biznesit në Shqipëri dhe Kosovë, ishte heqja e akcizës dhe ulja e TVSH-së te karburantet.

    Zusi: Prodhimi vendas i gjunjëzuar, nuk ka fuqi të përballet me importin; Të hiqet akciza

    Alban Zusi përfaqësues nga Shoqata e Industrisë Ushqimore tha se rritja e kostove të transportit pas shtrenjtimit të naftës dhe zhvlerësimi i euros janë faktorët që po ndikojnë në humbjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas agroinduatsrial.

    “Ndërkohë, tarifat e transportit janë rritur me 25 deri në 35%, çka e ka vendosur në një situatë edhe më të vështirë industrinë agroushqimore, e cila po humb gjithnjë e më shumë konkurrueshmërinë.

    Zhvlerësimi i euros po dëmton eksportet, por edhe po favorizon importet, të cilat po vijnë më lirë. Një shembull është patatja nga Gjermania, e cila po hyn në treg me çmime më të ulëta, duke ndikuar në humbjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas”, nënvizoi zoti Zusi.

    Zusi tha se fenomeni kur produkti i domates u ble me 62 lekë jashtë dhe u shit me 4 euro në Shqipëri ishte ilustrimi më i mirë i asaj që mund të ndodhë kur prodhimi vendas gjunjëzohet dhe nuk ka fuqi të përballet me importin.

    “Kjo situatë nuk do të prekë vetëm sipërmarrësit, të cilët mund të detyrohen të mbyllin fabrikat e tyre, por do të kthehet në një problem social për të gjithë vendin. Rritja me 3 deri në 4 fish e çmimeve të produkteve ushqimore nuk do të mund të menaxhohet dhe nuk do të ketë zgjidhje.

    Përfundimisht, duhet hequr dorë nga një mentalitet që, ndonëse nuk thuhet hapur, kuptohet nën rreshta: favorizimi i turizmit dhe agroturizmit në vend të industrisë, përpunimit industrial dhe prodhimit bujqësor.

    Aktualisht, ky sektor ndodhet në një situatë shumë të vështirë, të paprecedentë prej vitesh. Një nga shkaqet kryesore është rritja e çmimit të naftës.

    Ndërkohë, Shqipëria është i vetmi vend që aplikon akcizë për gazin, dhe kjo duhet të hiqet sa më parë”.

    Sipas Zusit, akciza është konceptuar si një taksë luksi për produkte si pijet alkoolike, duhani, floriri apo automjetet e luksit, si dhe për karburantin për qytetarët, për të nxitur përdorimin e transportit publik dhe mjeteve ekologjike. Por nuk mund të tatohen me akcizë mjetet e rënda, pasi pa to nuk ka industri dhe prodhim.

    Ai sjell si shembull faktin që prej 12 vitesh anijet e peshkimit nuk tarifohen për karburantin, dhe ky sektor jo vetëm që nuk është prekur nga kriza, por është zhvilluar. Sipas tij, e njëjta logjikë duhet të ndiqet edhe për sektorët strategjikë si bujqësia, industria dhe transporti. Pra duhet të hiqet akciza e naftës dhe gazit për përdorim në industri.

    Sektori i transportit me kamionë përsërit thirrjen për zgjidhje të problemit të naftës

    Rodolf Xhihallari, drejtues i kompanisë së transportit ndërkombëtar të mallrave “Transballkan”, u shpreh se sektori i transportit ka qenë gjithmonë i penalizuar në raport me vendet e rajonit, pasi diferenca në çmimin e naftës është 50 deri në 55% më e shtrenjtë.

    “Për një rrugë transporti, për shembull deri në Kosovë, për një kompani të transportit të mallrave, nafta zë rreth 60% të kostos. Si mund të konkurrojmë me rajonin në këto kushte, kur çmimi i naftës në Shqipëri qëndron më lart sesa në vendet e tjera? Por problemi i diferencës së çmimit të naftës nuk është vetëm në këtë periudhë të luftës; ai ka ekzistuar edhe më parë, prej vitesh. Kjo është dramë!

    Ndërkohë, nga ana tjetër, nuk mund të furnizohemi me naftë në vendet kufitare, sepse nuk na rimbursohet TVSH-ja. Qeveria po bën mëkat duke mos ndërhyrë në sektorin e transportit. Ne po punojmë nën kosto.

    Si forum, i bëjmë thirrje qeverisë që të zgjidhë këtë problem të diferencës së çmimit të naftës”.

    Kryetari i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve të Shqipërisë tha se rritja e çmimit të naftës po ndihet veçanërisht në këtë sektor, pasi nuk arrin dot të amortizojë koston me rritjen e çmimit të biletës.

    “Vështirësi po ndihen edhe në transportin për turizmin. Shumë mjete nga Maqedonia e Veriut bëjnë guida për turistët në Shqipëri”.

    Nafta rrit kostot deri në 48% për shpërndarësit e kafes dhe çajit; Çmimet shtrenjtohen deri 5%

    Shtrenjtimi i naftës ka prekur edhe sektorin e distributorëve ushqimorë.

    Elidor Bushati, drejtues i kompanisë HCBD, me veprimtari në shpërndarjen e produkteve si kafe, çaj etj., tha se për kompanitë e sektorit të shpërndarjes shtrenjtimi i naftës po rrit kostot nga 25 deri në 48%.

    “Sipas përllogaritjeve, një rritje me 10% e çmimit të naftës sjell një rritje shtesë prej 3 deri në 5% në produktin final që ata tregtojnë.

    Duke qenë se këto produkte vijnë nga importi, problematika shtohet edhe nga rritja e tarifave të transportit. Por, duke qenë se ka diferencë në çmimet e naftës krahasuar me vendet e rajonit, rritet dukshëm edhe informaliteti, duke dëmtuar bizneset e ndershme.

    Nëse nuk merren masa për lehtësimin e situatës, do të jetë e vështirë të garantohet vijueshmëria e aktivitetit, veçanërisht në këtë periudhë para nisjes së sezonit turistik”, pohoi ai./MONITOR

    Besim Beqaj Bizneset Forumit Mbarë Ekonomik Shqiptar rritje kostosh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    April 23, 2026

    Dh*noi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, procedohet drejtori i një shkolle private në Elbasan

    April 23, 2026

    Ish-kampioni në Formula 1, Baton: Është kafshë gare, Vershtapenin nuk e shoh pushim

    April 23, 2026

    Tentuan të vr*snin Hysen Mërnicën dhe të ëmën, prokuroria e Fierit çon për gjykim babë e bir

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.