Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Samiti i BE-së pa Orbanin: Lehtësim për kreditë për Ukrainën

    Sherr mes dy pronarë lokalesh në Korçë, mbetet një i plagosur

    Rritja ekonomike, a po vjen shtrëngimi i rripit në Gjermani?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Berisha thirrje për bojkotimin e mësimit. Reagon Rama

    March 10, 2025
    Berisha thirrje për bojkotimin e mësimit. Reagon Rama

    Ditën e sotme kryeminstri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas thirrjeve të Sali Berishës, për bojkotimin e mësimit pas vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok dhe pjesëmarrjes në protestën e 15 marsit.

    Nëpërmjet një postimi të bërë në faqern e tij zyrtare në facebook, Rama u shpreh “apeli i bufit të kënetës që mos shkojnë në shkollë apo që ti bashkohen bashkë me prindërit në protestës armatës së tij, duhet të marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje e rrezikshme”.

    Ndër të tjera bëri me dije se mbyllja e aksesit në këtë platformën s’ka të bëjë me lirinë  e fjalës dhe zgjedhjet.

    “Është një mbyllje që uroj të jetë e përkohshme dhe do të zgjasë për aq kohë sa kompania plan bindës sigurie dhe mbështetje për prindërit në edukimin e fëmijëve”, theksoi kreu i qeverisë.

    Rama: Bufi i kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e tiktok për të mos shkuar në shkollë, dhe u kërkon prindërve të bashkohen me fëmijët, kundër mësimit, dhe të dalin në shesh për Tiktoku, kjo është këneta jonë opozitare dhe filozofia e saj. kjo ka qenë dhe do të jetë DERISA të ketë bufin që vigjiloz nga ballkoni me të gjithë gjindjen poshtë në kënetë, duke i kthyer përfaqësuesit e popullit opozitar në zvarranikë politikë e në insekte mediatike që kafshojnë e pickojnë duke helmuar papushim çorbën e debatit politik e mediatik shqiptar.

    95% e prindërve dhe mësuesve të pyetur gjatë këshillimit na thanë mbyllni TikTok një orë e më parë, madje ata na kërkuan edhe më shumë sesa kaq. Ndërkohë që ne u futëm edhe në një dialog konstruktiv me kompaninë TikTok dhe presim prej saj planin e sigurisë së shtuar, gjë të cilën kompania ka thënë se do ta bëjë dhe do të na e vërë në dispozicion brenda pak muajsh

    Arsyeja pse vendimi u mor vetëm javën e shkuar, ka të bëjë vetëm me kapacitetet teknike për ta mbyllur, të cilat kanë kërkuar kohën e tyre që të ndërtohen dhe ti kemi në dispozicion

    S’ka të bëjë me lirinë  e fjalës dhe zgjedhjet dhe është një mbyllje që uroj të jetë e përkohshme dhe do të zgjasë për aq kohë sa kompania plan bindës sigurie dhe mbështetje për prindërit në edukimin e fëmijëve.

    Nga ana tjetër, apeli i bufit të kënetës që mos shkojnë në shkollë apo që ti bashkohen bashkë me prindërit në protestës armatës së tij, duhet të marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje e rrezikshme, çka të bën për të qeshur kur sheh karavidhet e Shqipërisë madhështore, por nuk është më për të qeshur kur shkon deri te fëmijët dhe i përfshin edhe ata në shënjestrën e kënetës së paskrupullt.

    Edhe një gjë për ata që më thonë “a je trembur, ke filluar të merresh me bufin se nuk e zije me gojë prej kohësh’. Por kjo nuk është punë trimërie dhe as punë frike, se nuk është luftë për jeta a vdekje. Por është punë ardhmëria apo fikje, për Shqipërinë.

    Shqipëria nuk mund të hyjë fare në diskutime nëse do të bëhet njësh më ne për ti futur fëmijët njëherë e mirë në Europë, apo me bufin e TikTok e kënetës për t’i zhytur sërish aty, si gjithmonë, në gropë.

     

    Berisha thirrje bojkotimin e mësimit reagon Rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Samiti i BE-së pa Orbanin: Lehtësim për kreditë për Ukrainën

    April 24, 2026

    Sherr mes dy pronarë lokalesh në Korçë, mbetet një i plagosur

    April 24, 2026

    Rritja ekonomike, a po vjen shtrëngimi i rripit në Gjermani?

    April 24, 2026

    Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”/ Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë (DETAJET)

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.