TIRANË- Miq e kolegë politikanë i kanë dhënë ditën e sotme lamtumirën ish-deputetit të ndjerë, Gerti Bogdanit, i cili ndërroi jetë mesditën e djeshme si shkak i një arresti kardiak.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka munguar, teksa është nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por në homazhe ka shkuar familja e tij. Vajza Argita Malltezi dhe dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, për t’i dhënë lamtumirën Gerti Bogdanit.


