TIRANË– Gjatë fjalës së tij para godinës së selisë së PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha thekson se piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen më fatale.
“Të dashur miq, u krye edhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane mori sot goditjen më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe.”– u shpreh ai.
Vendimin për lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi.
“Sot, më datë 27.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenet 228, 229, 230, 237 dhe 260 të K.Pr.Penale ka vendosur pranimin e kërkesës së kërkuesit të pandehurit Sali Berisha dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”– thuhet në vendimin e GJKKO-së./Radar.al
Sot u la i lirë nga GJKKO/ Berisha rikthehet pas 11 muajsh në selinë e PD-së, pritet me brohorima


