Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Berisha nga Lezha: Do të subvencionojmë rënien e euros

    April 8, 2025

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot kandidatët e “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për qarkun e Lezhës. Në fjalën e tij Berisha vuri theksin tek programi i Partisë Demokratike.

    Kryedemokrati u shpreh se “ne do të subvencionojmë euron, masën e rënies së saj, sikundër do presim me gërshërë, me forcën e ligjit çdo kanal të parave të zeza që hyjnë në Shqipëri”.

    “Ju garantoj ju, ju garantoj këtu se, shteti do të krijojë një bord me të cilin do të kompensojë çdo rënie të euros për eksportuesit. Çdo eksportues humbi me euron 35%, por 35% nuk e kanë fitimin pothuajse asnjëri prej tyre dhe shumica e tyre falimentuan.
    Ka 3 vite miqtë e mi që prodhimi industrial bie në pikiatë. Ka 3 vite që eksportet vetëm nga 2023-2024 janë ulur me 32%”, tha Berisha.

    Berisha u ndal edhe tek programi për fermerët.
    “Ne do të subvencionojmë çdo fidan, çdo kokë bagëti, çdo njësi prodhimi, se ne do të 5-fishojmë subvencionet për fermerët në mënyrë që ata të marrin ato subvencione që merr fermeri në Maqedoni, Kosovë, Serbi e Mal të Zi.

    “I garantoj fermerët se linja e kreditit të butë, në të cilën qeveria do të paguajë 80% të interesave do të instalohet menjëherë me bankën e re të zhvillimit që do të krijojmë”, tha Berisha.

    Berisha tha se Ballkani i Hapur do të përfundojë në kosh dhe se nuk do të zbatohet pas ardhjes në pushtet të PD-së.
    “I garantoj fermerët e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë se do të mbrohet, do të ketë mbrojtje sezonale për prodhimet e tyre, se çdo vend në botë i mbron në sezon, prodhimet e fermerëve të vet, përveç këtyre që hapën kufijtë për Ballkanin e Hapur dhe falimentuan me qindra e mijëra ferma, përgjysmuan bagëtitë dhe prodhimin”, tha Berisha.

    “Ju garantoj se ulliri do të jetë një projekt kryesor, gjersa të arrijmë në 20 milionë rrënjë”, shtoi Berisha.
    Berisha tha po ashtu se “do të subvencionojmë bimët aromatike”.

    euro Lezhë sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.