Një modele e famshme nëpër rrjet pretendonte se ajo ishte përdhunuar nga ylli i futbollit në një Porsche Cayenne 70,000 paund pranë një klubi nate spanjoll në vitin 2017.
Ylli i televizionit spanjoll pohoi se futbollisti francez, i cili u transferua në Serie A në vitin 2019, i kishte shkaktuar lëndime në gju pasi e shtyu atë nga automjeti.
Përgjatë një interviste në atë kohë ajo u shpreh: “Kam prova të sulmit që janë në të pasmet dhe gjunjët e mi. Do të më pëlqente nëse Theo do të kërkonte falje. Është më e pakta që meritoj.”
Hernandez, pranoi se kishte bërë seks me të, por theksoi se ishte konsensual.
Burime spanjolle konfirmuan për The Sun se po hetonin një akuzë për sulm seksual.
Gjykata e mbylli çështjen pasi një gjyqtar vendosi se nuk kishte prova për të mbështetur krimet e supozuara të kryera.
Prokurorët më pas, nga hetimet e kryera, zbuluan se pamjet e kamerave tregonin se modelja kishte pësuar lëndime në gju në një rënie aksidentale jashtë klubit të natës.
Ata pretenduan në aktakuzën e tyre Kremleva kishte vepruar me keqdashje duke akuzuar Hernandez për përdhunimin e saj pasi ai refuzoi të shkonte në shtëpi me të pas seksit konsensual në makinë.
Luisa, ra në pranga në vitin 2020 pasi nuk mori pjesë në thirrjet e shumta gjyqësore. Por ajo i kishte mohuar raportimet se ishte arrestuar nga policët.
Nëna e saj tha në një televizion spanjoll: “Vajza ime nuk është e arrestuar. Ajo shkoi për të marrë një njoftim gjyqësor. Me kalimin e kohës e vërteta do të dalë në shesh.”
Më pas modelja shkroi në rrjetet sociale: “Nuk jam arrestuar. Unë nuk jam dënuar për asnjë krim. E vërteta do të dalë në shesh”.
Burimet e gjykatës konfirmuan se gjykimi njëditor i Kremlevës u caktua për më 28 tetor në një gjykatë në Malaga, Costa De Sol.



