Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është fotografuar ditët e fundit duke pushuar në bregdetin e Qerretit, në një kohë kur debati politik në vend vijon të jetë i ndezur pas zgjedhjeve të 11 majit.
Prej kohësh është vënë re një tërheqje e tij nga skena publike dhe politike. Edhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, ku ishte i përfshirë në listën e sigurtë të PD-së, Këlliçi shfaqi një profil të ulët, në kontrast të dukshëm me figura të tjera të opozitës si Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, të cilët morën pjesë aktive në betejën elektorale.
Kujtojmë se Këlliçi ishte kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 2023, ku humbi me një diferencë prej rreth 60 mijë votash. Megjithatë, ai arriti të rikthehej në Kuvend falë renditjes në listën fituese të Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit.
Ndërkohë, lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka shfaqur afërsi publike me figura si Tabaku, Albana Vokshi dhe Flamur Noka, të cilët vijojnë të jenë aktivë.


