Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Los Angeles kufizon përdorimin e ekraneve në shkolla, masa e parë e këtij lloji në SHBA

    Trump: Mund të rifillojnë bisedimet me Iran brenda pak ditësh

    Qeveria dëmshpërblen fermerët për murtajën e bagëtive, kompensim financiar për dëmet në të gjithë vendin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE reagon pas vendimit të SHBA për makinat, Britania kundër

    March 27, 2025
    BE miraton 13 milionë euro për ushtrinë dhe sigurinë në Shqipëri

    Bashkimi Europian ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet tarifave të reja prej 25% të nënshkruara sot nga Presidenti Amerikan Donald Trump për makinat e importuara që hyjnë në SHBA.

    Ndërsa Kanadaja tha se do t’i përgjigjej masës së re të njoftuar nga Trump, Mbretëria e Bashkuar duket se nuk dëshiron të përshkallëzojë luftën tregtare me SHBA-në. Ministrja britanike e financave Rachel Reeves, tha se për momentin Britania nuk është në pozicionin që të marrë masa që çojnë në përshkallëzimin e situatës. Franca dhe Gjermania janë mes vendeve që po bëjnë thirrje për një përgjigje të fortë të Bashkimit Evropian ndaj tarifave të reja të SHBA që godasin industrinë evropiane të makinave. Trump e konsideroi vendimin të drejtë, por edhe shpagim për të gjitha ato vende që tha se ndër vite kanë përfituar në kurriz të shteteve të bashkuara. Vetëm vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara importuan automjete me vlerë 474 miliardë dollarë nga vende si Gjermania, Kanadaja, Meksika, Koreja e Jugut dhe Japonia.

    Trump argumentoi më tej se tarifat do të gjenerojnë miliarda dollarë të ardhura shtesë për SHBA-në. Këto para sipas tij, janë të mjaftueshme për të ulur taksat dhe për të ndihmuar në shlyerjen e borxhit të jashtëm, ndërsa nga ana tjetër nga nisma supozohet të përfitojë edhe industria vendase e automjeteve. Presidenti amerikan beson se për të shmangur tarifat, prodhuesit e makinave në të ardhmen do të prodhojnë tërësisht në SHBA, edhe pse kjo siç pohoi ai, nuk ka për të ndodhur brenda ditës. Megjithatë, ekspertë të ekonomisë paralajmërojnë se gjërat mund të mos shkojnë saktësisht sipas planit të Trumpit. Ata theksojnë se impakti i parë i kësaj nisme do të jetë një rritje masive e çmimit të makinave për konsumatorët amerikanë

    BE Britania makinat SHBA tarifat Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Los Angeles kufizon përdorimin e ekraneve në shkolla, masa e parë e këtij lloji në SHBA

    April 22, 2026

    Trump: Mund të rifillojnë bisedimet me Iran brenda pak ditësh

    April 22, 2026

    Qeveria dëmshpërblen fermerët për murtajën e bagëtive, kompensim financiar për dëmet në të gjithë vendin

    April 22, 2026

    Legjenda Tomaszewski kritikon ashpër Lewandowskin: Mos i lejo të nëpërkëmbin

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.