Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE-ja ashpërson ligjet e azilit

    February 12, 2026

    Parlamenti Evropian dha miratimin përfundimtar për një listë që konsiderohen vende të sigurta origjine. Për azilkërkuesit nga këto vende kjo do të thotë rregulla më të rrepta dhe procedura më të shpejta.

    BE-ja ashpërson ligjet e azilit. Shumica e eurodeputetëve votuan pro listës së parë të vendeve të sigurta të origjinës, e cila vlen për të gjithë BE-në. Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia konsiderohen tani si vende të sigurta. Kërkesat për azil nga shtetasit e këtyre vendeve do të përpunohen më shpejt. Në parim edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE do të klasifikohen sivende të sigurta origjine. Përjashtime bëhen për vendet që përjetojnë luftë ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Qëllimi i rregullores është të standardizojë dhe shkurtojë procedurat e azilit brenda BE-së.

    Procedura më të shkurtra azili
    Me hyrjen në fuqi të klasifikimit ndryshojnë edhe kushtet për azilkëruesit nga këto vende. Pra jo vetëm që shkurtohen procedurat, por në të njëjtën kohë edhe barra e provës bie më shumë mbi azilkërkuesit. Shpesh kufizohet edhe qasja në tregun e punës.

    39 organizata dhe grupe të të drejtave të njeriut, ndër to edhe Pro Asyl dhe SOS Humanity, e kritikuan rregulloren e re. Sipas tyre ajo nuk sjell ndonjë lehtësi lidhur me dëbimin e azilkërkuesve, sepse një gjë e tillë ishte e mundur edhe më parë. Por kufizon të drejat e azilkërkuesve nga vendet e përfshira në listë, për shembull në lidhje me qasjen në tregun e punës, gjë që është problematike parë nga perspektiva e politikave të integrimit.

    Rregullorja është pjesë e paketës së BE-së për migracionin dhe azilin, e cila është planifikuar të hyjë në fuqi në qershor 2026./DW

    BE ligjet e azilit Parlamenti Evropian
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.