Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasen tre makina në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike, Seuli: Të ndalen aktet provokative

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës

    November 16, 2024
    BE ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës
    Josep Borrell

    BE bën të ditur, se për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është i nevojshëm pajtimi i të gjitha shteteve anëtare. Kosova këmbëngul në heqjen e tyre.

    Përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, tashmë në largim, Josep Borrell, muaj më parë kishte dhënë një rekomandim për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por për marrjen e vendimit duhet dakordimi i të  gjitha shteteve anëtare. Aktualisht mbetet e paqartë, nëse do të ketë vendim në këtë mandat të Komisionit, ndonëse vazhdimisht po diskutohet në grupet punuese të BE-së.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përsëriti të premten në një konferencë për medie në Bruksel se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, janë të përkohshme dhe se ato mund të hiqen, varësisht prej veprimeve të Kosovës në terren, sidomos në veri të Kosovës. “Përgjigja është sikurse herën e fundit dhe ҫështja është duke u shqyrtuar në Këshill dhe do të vendoset nga vendet anëtare pa marrë parasysh se kur do të nisin mandatin institucionet e reja”, tha Stano, ndonëse nuk kishte një përgjigje, nëse masat ndëshkuese ndaj Kosovës mund të hiqen para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual Evropian, apo do të pritet përbërja e Komisionit të ri.

    Kosova: Nuk arsyetohet mbajtja në fuqi e masave ndëshkuese

    Nga ana e tyre autoritetet më të larta të Kosovës i kërkojnë me ngulm Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese duke argumentuar se tashmë de-eskalimi në veri të Kosovës ka ndodhur dhe s’ka arsye që të vazhdohet me masa ndaj Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se “vazhdimi i masave ndaj Kosovës është i padrejtë dhe se vendi i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.

    Ndërkohë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas një mbledhjeje të qeverisë, se “masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta”. “Masat, që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në Planin e Rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në. Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha kryeministri Kurti.

    Pse u vendosën masat ndëshkuese ndaj Kosovës

    Masat ndëshkuese që BE-ja vendosi ndaj Kosovës në qershor të vitit të shkuar përfshinë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor.

    Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, një grup përfaqësuesish të vendeve anëtare të Komisionit Evropian, ka kërkuar që të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës. Ndërsa, një grup tjetër i vendeve ka kërkuar që BE-ja të ketë qasje më të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke konkluduar se edhe Serbia nuk ka bërë asgjë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

    Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka ndërmarrë disa veprime në veri , që janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar si veprime të pakoordinuara. Qeveria ndaloi përdorimin e dinarit serb, ka mbyllur disa degë të postës serbe, si dhe institucione paralele të Serbisë në Kosovë.  E disa përfaqësues të shteteve anëtare të Komisionit Evropian, thonë se do të ishte kundërproduktive që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës, pikërisht duke pasur parasysh se autoritetet e Kosovës kanë vazhduar të ndërmarrin masa të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri të banuar me shumicë serbe./DW

    Josep Borrell kosove Përfaqësuesi i lartë i BE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasen tre makina në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore

    April 19, 2026

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    April 19, 2026

    Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike, Seuli: Të ndalen aktet provokative

    April 19, 2026

    Rikthimi më i bujshëm? Real Madrid befason me emrin e ri për postin e trajnerit

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.