Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE diskuton reagimin ndaj tarifave doganore të Trumpit

    January 18, 2026

    Vendet e BE-së pë diskutojnë se si të reagojnë ndaj deklaratës së Trumpit për tarifat doganore lidhur me Groenlandën. Në diskutim është edhe Instrumenti Kundër Presioneve.

    Ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian janë mbledhur në një takim urgjent për të diskutuar kërcënimin e Presidentit Donald Trump për të vendosurtarifa ndaj tetë vendeve evropiane që kundërshtojnë kontrollin amerikan të Groenlandës. Takimin e thirri Qiproja, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së.

    Fjala është për tarifa në vlerë prej rreth 93 miliardë euro, ose  kufizimin e kompanive amerikane në tregun e BE-së.

    Macron për masa të forta

    Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po punon për të koordinuar një përgjigje evropiane ndaj tarifave doganore nga ana e SHBA-së, po nxit aktivizimin e Instrumentit  të Bashkimit Evropian Kundër Presioneve. Macron, deklaroi se kërcënimet e Trumpit janë “të papranueshme”.

    Ky instrument i projektuar për të reaguar ndaj kërcënimeve dhe presioneve ekonomike nga vendet e treta, i jep fuqi Komisionit Evropian të përgjigjet me një sërë kundërmasash.

    Këto përfshijnë tarifa doganore, kontrollin e eksporteve, kufizimet mbi pronën intelektuale dhe flukset e investimeve, si dhe bllokimin e aksesit të kompanive nga SHBA në tregun e vetëm të BE-së.

    BE-ja e shqyrtoi përdorimin e këtoj instrumenti vitin e kaluar kur Trump shpalli “tarifat e tij të mëdha dhe të bukura”. Por në vend të kësaj u arrit një marrëveshje e përkohshme tarifore BE-SHBA dhe Instrumenti Kundër Presioneve nuk u përdor kurrë.

    Marrëveshja, e cila ende kërkon miratimin e Parlamentit Evropian, do të vendoste një tarifë prej 15% për shumicën e mallrave evropiane që eksportohen në USA, dhe do të hiqte tarifat për produktet industriale amerikane. Tarifa e rritur me 10% për shkak të çështjes së Groenlandës do t’i shtohej kësaj tarife.

    Solidaritet me Danimarkën

    Kryeministrat e disa vendeve të BE-së shprehën solidaritetin e tyre me Danimarkën pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

    Kryeministri britanik Keir Starmer tha se është “krejtësisht e gabuar” të vendosen tarifa doganore ndaj aleatëve që janë të përkushtuar ndaj “sigurisë kolektive të aleatëve të NATO-s”. Ai theksoi se qëndrimi britanik ndaj Groenlandës është i qartë: ishulli është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e tij është “çështje e groenlandezëve dhe e danezëve”.

    Kryeministrja daneze Mette Frederiksen me kryeministrin në detyrë të Groenlandës, Mute B. Egede

    Edhe Norvegjia shprehu solidaritetin e saj Danimarkës pas kërcënimeve të fundit të Trumpit. “Ne mendojmë se çështja e tarifave doganore nuk ka vend në këtë kontekst”, deklaroi Ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide. Ai shtoi se ekziston një marrëveshje e gjerë brenda NATO-s se siguria në Arktik, përfshirë Groenlandën, duhet të forcohet.

    Presidenti Trump e kritikoi ashpër dërgimin e trupave ushtarake nga disa vende të NATO-s në Groenlandë dhe deklaroi në platformën e tij Truth Social se duke nisur nga 1 shkurti Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda do të përballen me tarifa doganore prej dhjetë përqind./DW

    Një tjetër “Parashqevi”/ “Uroj të jetë mirë”, Fifi: Unë nuk e di fare as ça bën as si është Flori Mumajesi

    tarifa doganore Trump Vendet e BE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.