Bayern Munich ka konfirmuar dominimin në futbollin gjerman duke siguruar matematikisht titullin e Bundesligës, pas një fitoreje bindëse ndaj Stuttgartit në “Allianz Arena”.
Bavarezëve u mjaftonte vetëm një pikë për të mbyllur garën për titull, por ata e festuan me një paraqitje të fortë dhe spektakolare. Ndeshja nisi me golin e miqve në minutën e 21-të, por Bayern reagoi shpejt duke përmbysur gjithçka brenda pjesës së parë me golat e Guerreiro, Jackson dhe Davies, duke shkuar në pushim me rezultatin 3-1.
Në pjesën e dytë, Harry Kane thelloi rezultatin në 4-1, ndërsa Stuttgart shënoi në fund për të ngushtuar shifrat në 4-2, pa ndryshuar fatin e takimit.
Ky sukses i jep Bayern-it një tjetër titull kampion dhe forcon më tej dominimin e tij në Gjermani, me një seri të gjatë triumfesh në dekadën e fundit. Sezoni u shoqërua edhe me rekorde historike, përfshirë numrin më të madh të golave në Bundesligë dhe një nisje kampionati me 13 fitore radhazi, një rekord në pesë ligat kryesore të Evropës.
Harry Kane mbetet një nga figurat kryesore të sezonit me 32 gola në 26 ndeshje, duke udhëhequr sulmin e një skuadre që këtë vit jo vetëm fitoi titullin, por konfirmoi një epokë dominimi në futbollin evropian


