Në puntatën e sotme të emisionit “Goca dhe Gra”, një nga të ftuarit e radhës do të jetë dhe Antonela Berisha.
Pas një periudhë goxha të vështirë për të, Antonela bën daljen e parë në televizor.
Ju kujtojmë se ish-konkurrentja e “Për’puthen” së bashku me të motrën, më 8 gusht të këtij viti, nëpër rrjet qarkulloi lajmi se sulmuan barbarisht modelen e njohur Klea prenga.
Nga dëshmitë e 2 autoreve të ngjarjes është zbuluar se ngjarja ndodhi për shkaqe xhelozie, ato pretendonin se modelja po “i vidhte” burrin Mariela Berishës.
Por nga ana tjetër, Klea Prenga ka pohuar romancën me partnerin e Marielës, ama në atë periudhë çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Në një video të publikuar në rrjet Antonela shprehet: “Më keq se të gjitha nuk më vjen për veten time por për atë”.
Akoma nuk dihet nëse kjo frazë është thënë për ngjarjen e rëndë, apo nëse Antonela do të na zbulojë më shumë nga jeta e saj. /Radar.al
View this post on Instagram


