Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Probleme me Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në akses

    PS feston 35-vjetorin, socialistët mblidhen sot në sheshin Italia

    Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Basha kritikon politikën: Rama e Berisha po bashkëpunojnë. Arrestimi i Metës është skandaloz

    November 4, 2024
    Zgjedhjet e 11 Majit/ Dalin DOKUMENTET: Lulzim Basha po blen parti

    Kreu i Partisë Demokratike- Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Ekspres” të gazetarit Nolian Lole në RTSH1, na zbuloi më shumë për pazaret e politikës siç i ka cilësuar ai, midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.

    Teksa u pyet nëse po bën opozitë ndaj opozitës, Basha u shpreh se është ish-kryeministri Berisha ai që po e realizon një gjë të tillë, duke bashkëpunuar me kreun e qeverisë.

    “Opozita e opozitës është ajo që edhe BE e tregoi qartë që Edi Rama dhe Sali Berisha bashkuan votat për të nxjerrë 105 individë të korruptuar të qeverisë së Edi Ramës të dënuar nga GJKKO, për t’u dhënë lirinë. Bashkëpunimi tjetër është mbyllja e listave që shkon kundër aspiratave të qytetarëve që ta zgjedhin ata deputetin”, u shpreh Basha.

    A do arrihet krijmi i një qeverie teknike?

    Ndërkohë që ceku pak dhe protestat e Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Berisha, ndonëse ndodhet në arrest shtëpie, Basha theksoi se këto protesta nuk janë për të arritur në formimin e një qeverie teknike.

    Sipas demokratit,  të gjitha këto bëhen për të “mbuluar pazaret e njëpasnjëshme me Edi Ramën”.

    “Protestat e sotme nuk janë për qeveri teknike. Ato janë për të mbuluar pazaret e njëpasnjëshme me Edi Ramën. E kanë të kotë. Jo se kështu them unë, po kështu thonë demokratët. Kështu thonë edhe ata që kanë qëndruar pas z. Berisha me shpresën se ky me të vërtetë për 6 muaj do ta rrëzonte Edi Ramën. E kanë kuptuar që as për 1 vit, as për 2 vjet nuk është hedhur asnjë hap serioz në këtë drejtim. Por përkundrazi janë rakorduar edhe një herë interesat e Sali Berishës dhe Edi Ramës me pazare si ato që tregova”, tha Basha.

    Arrestimi i Ilir Metës:

    Përgjatë intervistës, u fol pak edhe arrestimin e Ilir Metës. Sipas tij, mënyra e arrestimit të ish-presidentit të vendit ishte për të bërë pis Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

    “Mënyra se si është vepruar është një përpjekje për të bërë pis SPAK-un. Qytetarët duhet ta dinë se nuk është SPAK-u që arreston dhe as BKH. Këto kryhen nga struktura e Policisë së Shtetit siç kanë qenë gjithmonë nën drejtimin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Një shfaqje e tillë e shëmtuar ia doli për fat të keq ia doli të zhvendosë vëmendjen e opinionit publik nga fakti i arrestimit të një prej figurave protagoniste prej 34 vitesh në politikë për akuza korrupsioni te mënyra e arrestimit”, theksoi Basha.

    A keni frikë nga hetimet për 21 Janarin?

    Më tej teksa u pyet për dosjen e 21 Janarit ai tha se nuk ka asnjë frikë nga hetimet që po zhvillohen nga SPAK për këtë çështje.

    “Nuk kam frikë nga asnjë dosje hetimore, dhe mbështes me gjithë forcë hetimin e pavarur dhe profesional të çdo dosjeje hetimore nga struktura e Posaçme Antikorrupsion. Këtë qëndrim që kam unë, e kanë të gjithë demokratët euroatlantikë sepse besojmë që ka ardhur koha që nga njëra anë pandëshkueshmëria të marrë fund dhe nga tjetër të marrë fund edhe loja e shpifur hipokrite e akuzave të ndërsjella politike por që nuk përfundojnë kurrë në një hetim, në një çështje para drejtësisë dhe në një vendim të drejtësisë”, nënvizoi Basha.

    LEXO EDHE:

    Burri nuk i kushtoi asnjë mesazh publik për ditëlindje, Aurela Basha nxjerr foton dhe zbulon çfarë po ndodh mes tyre

    Basha: Çyrbja, pjesë e bandës së Shullazit

    Basha kritika politike Rama e Berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Probleme me Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në akses

    June 12, 2026

    PS feston 35-vjetorin, socialistët mblidhen sot në sheshin Italia

    June 12, 2026

    Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti

    June 12, 2026

    Papa Leoni XIV: Emigracioni është një mundësi për pasurim të ndërsjellë midis popujve

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.