Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bankat rritën shkallën e miratimit të kredive për tremujorin e katërt 2024

    January 21, 2025

    TIRANË- Bankat rritën shkallën e miratiimit të kredive për bizneset dhe për individët në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, shkalla e miratimit të kërkesave për kredi u rrit, si për bizneset, ashtu edhe për individët.

    Faktorët që ndikuan në rënien e shkallës së refuzimeve për kredi të bizneseve ishin politikat e bankave lidhur me kolateralin, pasqyrat financiare të bizneseve, perceptimi më i ulët i rrezikut nga ana e bankave mbi të ardhmen e sektorit ku operojnë bizneset, si edhe elementet e lidhura me historikun e kreditit të bizneseve. Faktorët e tjerë patën ndryshime minimale.

    Në vrojtim, kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja disbursuar bizneseve u raportuan të pandryshuar në tremujorin e fundit të vitit. Në kahun lehtësues të kushteve dhe termave të kreditimit për bizneset vepruan marzhet më të ulëta mbi kreditë normale. Nga ana tjetër, bankat raportuan marzhe më të larta mbi kreditë me rrezik, si edhe shtuan numrin e kushtëzimeve në marrëveshjet e kredisë të nënshkruara me bizneset. Elementet e tjera joçmim nuk ndryshuan nga një tremujor më parë.

    Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua në rritje edhe në tremujorin e fundit të vitit 2024. Kërkesë e lartë për kredi u raportua si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë. Rritja e kërkesës për kredi u mbështet nga nevojat më të larta për financimin e inventarëve të kapitalit qarkullues dhe të investimeve. Po ashtu, në gjykimin e bankave, situata makroekonomike në vend e perspektiva për të, niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe treguesi i besimit të biznesit mbështetën zgjerimin e kërkesës për kredi.

    Nga ana tjetër, përdorimi i burimeve të brendshme të financimit dhe kreditë nga bankat e tjera ndikuan në kahun rënës të kërkesës për kredi të bizneseve në tremujorin e fundit të vitit. Edhe shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua në rritje në tremujorin e katërt të vitit

    2024. Raporti më i ulët i kredive të refuzuara në këtë tremujor u nxit prej treguesve të lidhur me historikun e kreditit dhe të ardhurat e disponueshme nga ana e individëve. Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan disi në tremujorin e fundit të vitit 2024, në sajë të lehtësimit të standardeve në kreditë konsumatore. Standardet e kreditimit në kreditë për blerjen e banesave u raportuan të pandryshuara. Shtimi i trysnisë nga konkurrenca në sistemin bankar ndikoi në kahun lehtësues të standardeve të

    kreditimit për individët. Kërkesa e individëve për kredi u perceptua më e lartë në tremujorin e katërt, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit. Kërkesa më e lartë për financimin e konsumit dhe ajo për financimin në blerjen e banesave ishin faktorët kryesorë që sollën rritjen e kërkesës për kredi në këtë tremujor. Po ashtu, niveli i përgjithshëm i normave të interesit solli kërkesë më të lartë për kredi në tremujorin e katërt./ Monitor

    bankat kredite
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.