FIER– Ngjarja e rëndë ka trondiur opinionin public në Fier, por dhe në të gjithë Shqipërinë, ku bëhet fjalë për një 36-vjeçar i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij.
Pas reagimeve të nënës së miturës në emisionin “Me Zemër të Hapur” bashkia Fier ka reaguar ku bëhet me dije se ka ofruar ndihmë të menjëhershme në masën 2 milionë lekë të vjetra, akordimin e një bonusi qiraje.
Nëna e 7 fëmijëve do të zgjedhë banesën dhe qiranë do e paguajë bashkia.
Gjithashtu bashkia do t’i ofrojë nënës së 7 fëmijëve mundësi punësimi në një nga ndërmarrjet e bashkisë.
Nëna e vajzës rezulton banore e Fierit në gjendjen civile, ndërsa prej disa kohësh banonte në një banesë në ruajtje në Sheqishte./Radar.al
“Do bëhem e fortë për 7 fëmijët”/ U përdhunua nga i ati, nëna e të miturës: Jam të mbytem në lumë


