FIER– Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rënd në Patos të Fierit, ku një 36-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij.
Ndërkohë burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bërë nga vetë vajza 12-vjeçare.
Pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve, e mitura në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj.
Gjithashtu ajo ka thënë se ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani, por ka pranuar se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.
Ndërkohë, babai i saj, 36- vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij duke theksuar se ka ndodhur vetëm një herë. Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qëndrën Rehabilituese “Lilium”./Radar.al


