MIRDITË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të kësaj të hëne në Mirditë ku një person ka mbetur i vrarë.
Bazuar në informacionet paraprake, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor që të çon drejt Spaçit.
Viktima është identifikuar si shtetasi Valter Lleshi. Ndërkohë rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm./Radar.al


