Avokati Kujtim Ibraj ka folur në podcastin “Me Julin në Radar”, duke sqaruar procedurën për përfitimin nga Paketa e Maleve.
Ai theksoi se Bashkia njofton Ministrinë e Pushtetit Vendor, e cila harton një listë të zonave të zhvillimit sipas prioriteteve. Më pas, Ministri i Pushtetit Vendor i paraqet Këshilli i Ministrave projektin për shpalljen e zonës së zhvillimit.
Ai tha se Bashkia vë në lëvizje Ministrinë e Pushtetit Vendor e cila i drejtohet për paraqitjen e zonave të zhvillimit sipas prioriteteve. Ministri i Pushtetit Vendor i paraqet Këshillit të Ministrave projektin për shpalljen e zonës së zhvillimit.
“Në momentin që kjo zonë shpallet zonë zhvillimit, qytetarët e ndryshëm që e posedojnë dhe ligji e thotë që duhet ta ketë në posedim të paktën 10 vjet. Ligji i posaçëm i Paketës së Maleve ta jep këtë mundësi pa iu drejtuar gjykatës që ti të shkosh me parashkrim fitues”, tha Ibraj.
Ai shtoi se për banorët e veriut lidhja me tokën është shumë e fortë: “Jemi pak të ndjeshëm për tokën. Toka është shtëpia, vendi i varreve të të parëve, prindërve, gjyshërve. Nuk mund të largohemi nga Mali dhe ta lëmë tokën, sepse aty kemi varret. Nuk është për arsye personale që nuk e shesim, shumë pak njerëz e shesin pronën. Shprehja jonë është se prona e babait shitet shumë vështirë.”


