Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të India, ndërsa autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse ka të mbijetuar.
Sipas raportimeve zyrtare, avioni tip Beechcraft C90 ishte nisur nga qyteti i Ranchi me pesë pasagjerë dhe dy anëtarë ekuipazhi në bord.
Gjatë fluturimit, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, piloti kishte kërkuar ndryshimin e kursit. Pak minuta më pas, mjeti ajror humbi kontaktin me kontrollin ajror dhe u zhduk nga radarët.
Ekipet e shpëtimit janë nisur drejt zonës së dyshuar të rrëzimit dhe operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar fatin e personave në bord.



