Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Autoriteti i Konkurrencës pritet të hapë hetim të thelluar për tregun e telefonisë celulare

    October 24, 2025

    Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë një hetim të thelluar mbi tregun me pakicë të shërbimeve celulare, pas konstatimeve të para që tregojnë mundësi për kufizim të konkurrencës.

    Kryetari i Komisionit të Konkurrencës, Denar Biba, deklaroi në Kuvend se hetimi paraprak, i nisur në janar 2025, ka evidentuar të dhëna që justifikojnë ndërhyrjen e mëtejshme.

    Sipas Autoritetit, procedura nisi pas ankesave të qytetarëve për rritjen e çmimeve të paketave me parapagesë dhe kontratë. Gjatë analizës për periudhën 2022–2024, u konstatua se sjellja e operatorëve celularë në treg mund të ketë ndikuar në kufizimin e konkurrencës, në kundërshtim me ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

    Tregu i telefonisë celulare mbetet një ndër sektorët më të ndjeshëm për konsumatorët.

    Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se shpenzimet mesatare për komunikime celulare janë rritur për të katërtin vit radhazi, duke arritur në rreth 9 200 lekë për përdorues, ose 16% më shumë se një vit më parë.

    Edhe kostoja për çdo minutë thirrje është rritur ndjeshëm, duke arritur në 5.54 lekë për minutë, çka tregon një rritje të vazhdueshme të të ardhurave të kompanive për njësi komunikimi.

    Rritja e çmimeve është shoqëruar edhe me ulje të njësive të përfshira në paketat mujore, duke krijuar një efekt real shtrenjtimi për përdoruesit.

    Autoriteti thekson se reduktimi i numrit të operatorëve aktivë në treg ka kufizuar konkurrencën dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve.

    Sipas të dhënave financiare të raportuara, fitimet e kompanive celulare u rritën ndjeshëm në vitin 2024, me një total prej 1.68 miliardë lekësh, krahasuar me 370 milionë lekë një vit më parë.

    Të ardhurat nga komunikimet elektronike arritën në 27.9 miliardë lekë, në rritje me pothuajse 9%, duke treguar se tregu i telefonisë celulare mbetet një nga më fitimprurësit në vend.

    Hetimi i thelluar pritet të vlerësojë nëse rritja e çmimeve dhe fitimeve është rezultat i kushteve reale të tregut apo i praktikave që kufizojnë konkurrencën dhe dëmtojnë konsumatorët./Skyweb

    Autoriteti i Konkurrencës Kuvend telefonia celulare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    June 14, 2026

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    June 14, 2026

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    June 14, 2026

    Arrestimi në Vlorë i Moisi Habilaj, i shumëkërkuari i dënuar në Itali për trafik droge. Policia del me reagim zyrtar

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.