Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër në fshatin Balldren.
Burimet bëjnë me dije se në aksident u përfshinë një autobus, një kamionçine dhe një makinë.
Deri më tani thuhet se është lënduar vetëm një person.
Ndërsa mësohet se në autobus ndodhej stafi i kampit të Gjadrit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 11:59, te kthesa e Balldrenit, janë përplasur me njëra-tjetrën, 3 automjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Renault”, shtetasi N. N., 29 vjeç, banues në Lezhë, i cili është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.


