Gazetari, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, na ka zbuluar detaje të reja për kasetën e fshehtë që dorëzoi në SPAK.
Hoxha përgjatë fjalës së tij bëri deklaratën e fortë, ku tha se serveri para se të fshihej është kopjuar.
Në lidhje me vrasjet e protestuesve të 21 janarit, Hoxha tha se nuk janë kryer nga pakujdesia, ndërsa shtoi se vendimi i dhënë nga gjykata shqiptare, diçka që nuk është e drejtë.
“Është një audio regjistrim një person që ka pasur akses në komunikimin e kanalit të sigurt, të drejtuesve të lartë të Gardës. Ata kishin një kanal të veçante që komunikonin, një person ka pasur akses dhe ka regjistruar atë. Janë regjistruar komandat dhe urdhrat e dhëna.
Garda e Republikës… edhe dje që ishte protesta kanë komunikuar në radio. Kjo për të verifikuar nëse urdhrat kanë qenë në përputhje me ligjin. Ndaj dhe Kryeministria u mbush dje me kamera. U lyen dhe shtyllat me graso, se protestuesit ngjiteshin atje dhe i hiqnin.
Serverat e 21 janarit u fshinë. Ata e panë, bënë një kopje dhe e fshinë. Serveri i Gardës u tha se nuk filmonte. Kjo është një masë sigurie. Thuhet se vrasjet janë kryer nga pakujdesia. Kur ka qëlluar komandanti i Gardës, kur ka qëlluar shefi i shtabit, që janë të stërvitur… kjo do të thotë që nuk kanë qenë vrasje nga pakujdesia.
Vrasjet nuk janë nga pakujdesia, vendimi i dhënë nga gjykata shqiptare nuk është i duhuri”, u shpreh gazetari Hoxha.
LEXO EDHE:
Berisha po hetohet nga SPAK! Avokati Ngjela tregon pse 21 Janari i ka kaluar SPAK-ut
A mund të ketë skenarë si të 21 janarit në 7 tetor? Deputeti i PD: Situata sot më e rrezikshme


