Atentati mafioz që tronditi Shkodrën këtë fund tetori, ku humbën jetën tre persona, rrezikon të mbetet pa autor. Kjo për faktin se autorët kanë mirëmenduar skemën si të zhdukin çdo filmim në zonë.
Del video e re e atentatit/ Banorja vë duart në kokë, disa kalimtarë japin ndihmën e parë
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë policia mblodhi të gjitha pamjet filmike që kishin regjistruar kamerat e zonës.
Por për fat të keq, ajo që mësohet është se pak minuta para atentatit, në zonë ka pasur shkëputje të energjisë elektrike.
Për këtë arsye ekspertët nuk kanë në dorë asnjë të dhënë me vlerë për hetimin nga kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës në lagjen Dobraç.
Një pamje amatore e filmuar nga kalimtarët e rastit ka ngritur dyshime se edhe një person i tretë ndodhej në mjetin e viktimave, të Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.
Për këtë qëllim në laboratorin e kriminalistikës është dërguar për ekzaminim një kampion gjaku i gjetur në sedijen e pasme të makinës. Paralelisht po pritet edhe ekspertiza për 5 armëët e krimit, dy kallashnikovët në makinën e autorëve dhe 3 pistoletat në makinën e viktimave, që policia i sekuestroi si prova materiale.
Publikohen pamje të reja nga atentati në Shkodër, viktima në rrugë dhe makina e përplasur (VIDEO)


