TIRANË– Sot AMP ka kallëzuar në Prokurori disa prej efektivëve të Policisë së Shkodrës sa i takon masakrës së Dobraçit më 30 Tetor, me katër viktima mes tyre 2 të pafajshëm.
Mësohet se efektivët akuzohen se shpërdoruan detyrën, pasi nuk ndaluan personin e dyshuar si i treti në makinë.
Ndërkohë Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posçme, për shkak se ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
Bëhet fjalë për 4 efektivë të Njësisë së Shqiponjave. Pas masakrës burimet thanë se një person i tretë kishte qenë në makinë me dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati që u vranë në një pritë me armë zjarri.
Për fatin e keq viktima të rrethanave ishin dhe Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët u aksidentuar teksa lëviznin me motor në momentin e atentatit.
Dyshohet se personi i tretë ka qenë ende në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur vrasja dhe nuk është ndaluar nga efektivët e Shqiponjave./Radar.al


