Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    A e dinit? Banori i “Ferma VIP” ka qenë në një romancë me Ema Andrean

    “Ka kryer marrëdhënie intime”/ Shqipe Hysenaj nuk ia përton Arjan Konomit

    Ushtria izraelite: Disa anëtarë të Hezbollahut u vranë për shkelje të armëpushimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Atentati i djeshëm, reagon Berisha: U organizua nga policia, Rama e di se urrehet në Shkodër

    October 31, 2024
    Atentati i djeshëm, reagon Berisha: U organizua nga policia, Rama e di se urrehet në Shkodër

    Kreu i PD-së, Sali Berisha përgjatë ditës së sotme ka deklaruar se sipas burimeve të tij, viktimat e masakrës në Shkodër, Arlind Bushati dhe Hamza Lici janë nxjerrë në pritë nga dikush nga policia që i devijoi rrugën.

    Berisha më tej theksoi se ngjarja e rëndë pati mbështetjen e policisë dhe vrasjet ishin të paralajmëruara.

    “Ngjarja e djeshme thuhet se pati mbështetjen e policisë. Ishte e paralajmëruar dhe kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj. Nuk kam të sigurt burimin, por në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit”, tha Berisha.

    Ish-kryeministri theksoi se atentati erdhi 3 javë pasi Arlind Bushati u përball me atentatorët në pedonalen e qytetit të Shkodrës.

    “Masakra e djeshme është vazhdim i një seri aktesh terroriste, atentatesh të ndodhura muajt e fundit në Shkodër të fshehura nga policia e Shkodrës apo të injoruara totalisht në gjetjen dhe arrestimin e atentatorëve”, tha ai.

    Sali Berisha: Tre qytetarë u ekzekutuan dhe 1 i katërt lufton me vdekjen në shtratin e reaminacioni. Shpeh ngushëllimet më të ndjera familjes Basha për tragjedinë që u ndodhi, familjes Bushati dhe familjes Lici. Asnjëri nga ata që humbën jetën nuk rezulton të ketë pasur gjer sot asnjë problem me drejtësinë, në veçanti çifti Basha. U gjendën rastësisht në vendin e pritës, teksa ktheheshin nga puna në fermën e vogël me të cilën mbanin fëmijët. Masakra e djeshme është vazhdim i një seri aktesh terroriste, atentatesh të ndodhura muajt e fundit në Shkodër të fshehura nga policia e Shkodrës apo të injoruara totalisht në gjetjen dhe arrestimin e atentatorëve. Masakra e bandës qeveritare në Shkodër, vjen pas të korrikut ku u plagosën tre të rinj, dy prej të cilëve u shtruan në spital por u fsheh. Vjen pas asaj të shtatorit, se policia e di ush është atentatorit por nuk iu bë një pyetje e vetme nga policia. Vjen pasi Arlind Bushati 3 javë më parë u përball me atentatorë të cilët u shkrehu revolveri që iu drejtuan dhe me të drejtë si çdo qytetar i riu Arlind Bushati iu drejtua policisë së shtetit. Ngjarja e djeshme thuhet se pati mbështetjen e policisë. Ishte e paralajmëruar dhe kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj. Nuk kam të sigurt burimin, por në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit. Kjo masakër nuk mund të mos lidhet me vendimin e Ramës për të kandiduar në Shkodër. Rama e di që është njeriu më i urryer nga Shkodra dhe shkodranët.

    LEXO EDHE:

    Atentati me tre viktima në Shkodër, zbardhet DËSHMIA e Safet Bajrit. Mbi viktimat u shkrehën 50 plumba

    EMRI/ Kush është i riu që humbi jetën në Shkodër? Vëllai i “të fortit shkodran”

    Çfarë u gjet brenda “C-Classit” me të cilin udhëtonin Lici e Bushati? Policia jep detaje të reja

     

    atentati ne shkoder Berisha lidhja me policine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    A e dinit? Banori i “Ferma VIP” ka qenë në një romancë me Ema Andrean

    April 18, 2026

    “Ka kryer marrëdhënie intime”/ Shqipe Hysenaj nuk ia përton Arjan Konomit

    April 18, 2026

    Ushtria izraelite: Disa anëtarë të Hezbollahut u vranë për shkelje të armëpushimit

    April 18, 2026

    Turistët “pushtojnë” Vlorën/ Pushimet e pranverës, të huajt vizitojnë qytetin bregdetar

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.