Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bahreini dhe Kuvajti në alarm, aktivizohen masat mbrojtëse pas kërcënimeve për sulme të reja

    Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, BE kërkon fundin e konfliktit

    Temperaturat arrijnë deri në 31°C, vranësira në orët e pasdites, si do jetë moti sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Asnjë provë për autorët e atentatit në Rinas/ Merren në pyetje persona me rrezikshmëri të lartë

    November 19, 2025

    TIRANË– Autoritetet s’kanë arritur ende të sigurojnë prova për autorët e atentatit në Rinas që ndodhi një javë më parë.

    Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se, pavarësisht verifikimeve të kryera në vendngjarje dhe marrjes në pyetje të disa personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, deri më tani nuk është siguruar asnjë provë që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

    Deri më tani hetuesit kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë si dhe gjurmët e mbetura në vendngjarje, por rezultatet nuk kanë prodhuar të dhëna të vlefshme. Kjo pasi edhe autorët kenë vepruar me profesionalizëm, duke shmangur lënien e provave të drejtpërdrejta.

    Policia është përqendruar tek grupet kriminale në Nikël dhe në Fushë-Krujë si të dyshuar për atentatin nga ku dyshohet të jetë dhënë edhe urdhri për shkak të përplasjeve të vjetra mes grupeve rivale.

    Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit bashkë me Muçi Shaljanin sapo u kthyen nga Spanja kur iu zu pritë në Rinas. Për të verifikuar lëvizjet e tyre, autoritetet shqiptare i kërkuan informacion Spanjës nëse mund të siguronin ndonjë të dhënë të vlefshme. Por deri më tani hetuesit nuk kanë mundur të marrin ende përgjigje prej tyre.

    Pas atentatit në Krujë u zbulua një banesë e kthyer në një bazë të tërë armatimi, ndërsa në kërkim u shpall poseduesi Ylli Zalla. Dyshohet se prej aty mund të ketë lëvizur automjeti Toyota i atentatorëve, por pa pasur sërish prova konkrete për fajësi.

    4 autorët, 3 prej të cilëve dolën nga makina dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi ishin nisur nga zona e Krujës para se të kryenin vrasjen, nga dhe u larguan sërish pasi kryen krimin. Në fshatin Halil ata dogjën makinën bashkë me 4 armët e zjarrit brenda, por edhe ekspertiza balistike e tyre nuk ka nxjerrë prova të rëndësishme, për shkak se armët ishin të dëmtuara nga zjarri./Radar.al

    Atentati ne Rinas Emiljano Shullazi Gilmando Dani Muçi Shaljani Ylli Zalla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bahreini dhe Kuvajti në alarm, aktivizohen masat mbrojtëse pas kërcënimeve për sulme të reja

    June 6, 2026

    Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, BE kërkon fundin e konfliktit

    June 6, 2026

    Temperaturat arrijnë deri në 31°C, vranësira në orët e pasdites, si do jetë moti sot

    June 6, 2026

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.