Ervin Salianji kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar të TIMS, në një reagim në rrjetin social në Facebook, sqaron se nuk ka pasur asnjë pagë shtesë për asnjë prej deputetëve të këtij komisioni.
Reagimi i Salianjit:
“Në respekt të punës të kolegëve që nën trysni, pengesa dhe ndalesa antiligjore që deputetët socialistë me forcë kartoni u bënë mbrojtës të paligjshmërisë me duhet të sqaroj që asnjë pagese apo pagë shtesë për deputetet për asnjë nga ne nuk ka asnjë qindarkë shtesë, abuzimi është bërë duke keqinterpretuar pagat për ekspertet dhe sekretariatin teknik, asnjë deputet nuk merr asnjë pagë shtesë! Zero!”, shprehet ai.
Më tej Salianji ka evidentuar edhe një herë gjetjet që ka bërë ky komision gjatë punës disa mujore.


