Shqipëria ka arritur një fitore 0-1 në miqësoren historike ndaj Gjibraltarit, ndeshja e parë mes dy kombëtareve.
Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i ulët dhe kujdes i madh në mbrojtje nga vendasit. Kuqezinjtë provuan me disa tentativa të Asanit dhe Medon Berishës, por pa sukses.
Në fillim të fraksionit të dytë, Shqipëria gjeti rrjetën me Asanin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 68-të, kur një prekje me dorë e Pozos solli penallti. Asani u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke vulosur fitoren.
Në këtë ndeshje u shënua edhe debutimi i sulmuesit Shpendi, ndërsa ndryshimet e bëra nga trajneri Sylvinho nuk ndryshuan rezultatin deri në fund.
Tashmë, Shqipëria e zhvendos vëmendjen te sfida shumë më e rëndësishme e radhës, ajo kualifikuese për Botërorin kundër Letonisë.


