Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Asnjë hezitim”/ Donald Trump urdhëron goditjen e anijeve iraniane në Ngushtica e Hormuzit

    Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    U nda nga jeta dje, Kosova shpall 24 prillin ditë zie për nder të akademikut Rexhep Qosja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    As shpenzimet qeveritare “lumë” nuk e zhvlerësojnë lekun, euro zbret pranë minimumit historik

    December 31, 2024
    As shpenzimet qeveritare “lumë” nuk e zhvlerësojnë lekun, euro zbret pranë minimumit historik

    TIRANË- Kursi i këmbimit euro-lek po e mbyll vitin 2024 në rënie dhe i është afruar përsëri nivelit më të ulët historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 98.14 lekë, shumë afër nivelit minimal prej 98.11 lekësh, që ishte regjistruar më datat 14 nëntor dhe 19 nëntor.

    Pritej që kursi i këmbimit të euros në ditët e fundit të dhjetorit të rritej, siç kishte ndodhur në dy vitet e mëparshme, për shkak të efektit të rritjes së fortë të lekut, nga shpenzimet buxhetore masive në javët e fundit të vitit. Por, këtë vit, as “lumi” i shpenzimeve të qeverisë duket se nuk ka mjaftuar për ta ringritur, të paktën përkohësisht, euron.

    Vitet e fundit, trajektorja e politikës fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e lekut në kursin e këmbimit. Suficiti buxhetor rekord në pjesë më të madhe të vitit ka ulur ofertën e monedhës vendase dhe ka shtyrë më tej në rënie kursin euro-lek.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për 11-mujorin 2024, suficiti buxhetor kishte blerën rekord të 71.7 miliardë lekëve, në rritje me 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Deri në fund të nëntorit, qeveria kishte shpenzuar 575 miliardë lekë, ndërsa sipas aktivit të fundit normative, të datës 19 dhjetor, shpenzimet totale vjetore parashikohen në vlerën e 771 miliardë lekëve. Mbi këtë bazë, shuma e planifikuar për t’u shpenzuar në dhjetor është 196 miliardë lekë ose gati dy miliardë euro, afërsisht një e katërta e shpenzimeve totale vjetore.

    Duke qenë se pjesa dërrmuese e shpenzimeve publike përqendrohen tashmë në dhjetor, një efekt kalimtar në kursin e këmbimit ishte i pritshëm edhe këtë vit.

    Por, agjentët e këmbimit valutor në sektorin bankar shprehen se oferta e euros në treg ngelet e lartë, ndërsa është mbështetur edhe nga festat e fundvitit, që shoqërohen me kthim të emigrantëve dhe rritje të numrit të turistëve. Me sa duket, as shpenzimet e mëdha qeveritare nuk kanë mjaftuar për t’i zhvendosur shumë balancat e kërkesë-ofertës mes dy valutave,

    Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë se flukset valutore hyrëse edhe këtë vit kanë qenë të larta, por në tërësi deficit i llogarisë korrente është përkeqësuar krahasuar me vitin 2023.

    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2024 bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 350 milionë eurove. Suficiti i llogarisë korrente pësoi një rënie të lehtë me 1.4% (rreth 5 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Megjithatë, për të gjithë 9-mujorin e parë pozicioni i jashtëm i ekonomisë këtë vit rezultoi në deficit, për një vlerë totale prej 230 milionë eurosh. Ky pozicion është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, me një rritje prej 9.5 herë të deficitit të jashtëm. Deficiti progresiv i këtij viti është sidoqoftë në vlerën e dytë më të ulët historike, pas vitit 2023.

    Ndërkohë, sipas statistikave zyrtare, investimet e huaja direkte vazhdojnë të mbulojnë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Për 9-mujorin 2024, vlera progresive e investimeve të huaja direkte arriti në 1.16 miliardë euro, shifër kjo 6.6% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR

    euro shpenzimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Asnjë hezitim”/ Donald Trump urdhëron goditjen e anijeve iraniane në Ngushtica e Hormuzit

    April 23, 2026

    Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    April 23, 2026

    U nda nga jeta dje, Kosova shpall 24 prillin ditë zie për nder të akademikut Rexhep Qosja

    April 23, 2026

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.