Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Arsyet prapa përçarjes Osmani-Kurti

    March 12, 2026

    Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë.  Ndonëse prej javësh përflitej se presidentja Vjosa Osmani nuk e gëzonte mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti për një mandat të dytë, në publik diçka e tillë nuk reflektohej nga ata dy.

    Të paktën jo derisa partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), prezantoi dy kandidatë të tjerë për president, më 5 mars, dhe Osmani doli të nesërmen me dekret për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

    Presidenti i ri nuk u zgjodh për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa LVV-ja tha se dekreti i Osmanit është jokushtetues, dhe e çoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Si rrjedhojë, u paralizua edhe dekreti, edhe puna e Kuvendit deri më 31 mars.

    Ndërkohë, interesimi i publikut sa shkon e rritet për gjithë atë çfarë ndodhi dhe mund të ndodhë.

    Pse u përçanë Osmani dhe Kurti? Të gjitha hollësitë mund të mos dalin kurrë në shesh, por disa sinjale janë të lexueshme.

    Presidentja Osmani tha në një intervistë për Syri TV, të hënën, se rritja e partneritetit mes Kosovës dhe administratës aktuale amerikane do të duhej të shihej si sukses, dhe jo pengesë.

    Kosova e sheh SHBA-në si aleaten kryesore, dhe mbështetja e saj ishte jetike si në shpalljen e pavarësisë, ashtu edhe në formimin e institucioneve. Megjithatë, s’është sekret që Kurti i ka tensionuar disa herë marrëdhëniet me autoritetet amerikane.

    Radio Evropa e Lirë kërkoi një koment nga Qeveria e Kosovës nëse marrëdhëniet e afërta të Osmanit me SHBA-në mund t’i kenë penguar Kurtit, dhe se çfarë saktësisht ka ndodhur mes tyre, por nuk mori përgjigje.

    Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se Osmani mund të mos i ketë thënë të gjitha, për faktin se është ende në detyrë, por konsideron se ajo ia ka borxh opinionit publik një shpjegim për këtë deklaratë.

    “Historikisht, [Shtetet e Bashkuara] e kanë pasur të vështirë të ndërtojnë raport bashkëpunues me kryeministrin Kurti, raport produktiv, të ndërtuar në besim. Gjithsesi ka pasur bashkëpunim në disa sfera të caktuara me Qeverinë, në mbrojtje, në siguri, në ekonomi, por besoj që ekziston një lloj dyshimi në mundësinë për të ndërtuar partneritet produktiv”.

    Marrëdhëniet SHBA – Kurti

    Përgjatë mandatit të dytë të Kurtit, autoritetet amerikane thanë disa herë publikisht se Kosova nuk e trajtoi SHBA-në si partnere, dhe që vendime të caktuara të Qeverisë ndikuan në cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    SHBA-ja e pezulloi edhe Dialogun Strategjik me Kosovën, ende pa nisur ai. Vendimi u komentua gjerësisht si sinjal i distancimit nga Kurti.

    Vetë kryeministri tha me raste se nuk ishte prishur me Amerikën, por se kishte dallime me të në disa çështje.

    Presidentja Osmani, në anën tjetër, ftohej dhe takohej me figura të rëndësishme të administratës amerikane në Uashington, dhe sa herë situata tensionohej, ajo e përsëriste rëndësinë e ruajtjes së raporteve me aleatin kyç.

    Maliqi sheh potencial që në të ardhmen deklaratat e fundit të Osmanit të bëhen problematike në raportet me SHBA-në.

    “Nëse ata [amerikanët] nuk e gjejnë dikë në institucionet e Kosovës, qoftë në Qeveri, qoftë në Presidencë, që e shohin si partner të besueshëm, atëherë kjo marrëdhënie nuk mund të prodhojë aq shumë sa mundet”.

    Edhe Visar Ymeri, drejtues i Institutit “Musine Kokalari”, përmendi ditë më parë për REL-in se janë pikërisht marrëdhëniet e Osmanit me SHBA-në që në sytë e Kurtit shihen si mungesë besnikërie të cilën ai e kërkon.

    Osmani tregoi përgjatë intervistës së 9 marsit se nuk ka pasur fare komunikim dhe koordinim me Kurtin kur ajo ishte nisur drejt Davosit të Zvicrës, më 22 janar, për ta përfaqësuar vendin në themelimin e Bordit të Paqes – nismë e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’iu dhënë fund konflikteve nëpër botë.

    Sipas saj, ndonëse Kurti ishte atje, autoritetet amerikane i kërkuan asaj që merrte pjesë në ceremoninë e themelimit, dhe me gjithë përpjekjet, stafi i presidentes nuk arriti të bisedonte paraprakisht me atë të kryeministrit.

    Si do të ndikojë përçarja në skenën politike?
    Maliqi beson se ekziston “efekti Osmani” te rritja e përqindjes së votave për LVV-në viteve të fundit. Sipas tij, edhe vetë Osmani duket se e sheh Kurtin si “borxhli” në këtë drejtim, prandaj beson se mund t’ia marrë mbrapsht kapitalin politik dhe ta çojë diku tjetër.

    “Një efekt do ta ketë, nuk e lë pa shenjë kjo LVV-në, sepse më 2021, fryma që u prodhua, mitologjia që u prodhua e fitores, ishte e përbashkët, dhe ishte Osmani ajo që në njëfarë forme e shembi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe e çoi votuesin e LDK-së [te LVV-ja]”.

    Më 2021, Kurti dhe Osmani, duke garuar në një listë të përbashkët, fituan mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare dhe siguruan rezultatin më të mirë ndonjëherë për një subjekt politik prej pavarësisë së Kosovës.

    Më 28 dhjetor 2025, LVV-ja arriti rezultat edhe më të mirë, por Maliqi beson se Osmani pati sërish dorë, sepse “ajo e pranoi edhe publikisht që kishte përdorur Presidencën për t’ia ndihmuar Kurtit qeverisjen dhe fitoren në zgjedhjet e fundit”.

    Sipas Maliqit, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme sivjet – dhe dilema e vetme është rreth datës kur do të mbahen ato./

    Albin Kurti kosove Vjosa Osmani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026

    Aksident në hyrje të Sarandës, plagoset një 40-vjeçar

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.